Rasti SKYECC/ Beci: Një vendim i një gjykate gjermane, nuk afekton vendimet e gjykatave shqiptare

Ish-Prokurori, Eugen Beci i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se një vendim i shkallës së parë të një gjykate gjermane nuk mund të afektojë legjislacionin shqiptar dhe aq më tepër vendimet e gjykatave shqiptare.
Beci: Nuk mundet që një vendim i shkallës së parë të një gjykate gjermane, qoftë gjermane apo italiane ose franceze nuk mund ta afektojë absolutisht legjislacionin shqiptar e aq më tepër vendimet e gjykatave shqiptare.
Është e pamundur edhe në pikëpamje të teknikës legjislative.
Është e pamundur edhe në pikëpamje të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Shqipëria maksimalisht mundet që gjyqtarët e prokurorët e Shqipërisë, gjyqtarët e prokurorët e prokurorisë së poscame dhe gjykatës së pocame ta lexojnë për të krijuar horizontin e tyre juridik.
Përsa i përket mënyrës së ndërtimit të vendimeve të cilat afektojnë gjyqësorin shqiptar, është e përcaktuar në legjislacionin dhe në Kushtetutë.
Republika e Shqipërisë njeh dy forma të cilat mund të ndërhyhen.
Kemi vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë dhe kemi edhe vendimet e gjykatës së Strasburgut, këto janë të vetmet vendime të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të ndikojnë në punën e një gjykate shqiptare.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
