How endangered is Albania by Iran? Former Clinton and Obama advisor speaks out!

Charles Kupchan, ish-këshilltar për politikën e jashtme në administratat e presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama, foli për rrezikun e mundshëm që mund t’i kanoset Shqipërisë nga Irani, pasi vendi ynë strehon një pjesë të opozitës iraniane.
Në një lidhje direkt për a2, Kupchan tha se në klimën aktuale të tensioneve, të gjitha vendet evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë, duhet të jenë të kujdesshme.
“Në fakt, mendoj që të gjitha vendet europiane duhet të jenë të kujdesshme. Ato po qëndrojnë në mbrojtje dhe, në një farë niveli, po shprehin mbështetje për operacionin, me shpresën që të arrihet një rezultat i mirë. Ky nuk është një regjim që ka shumë simpatizues në botë. Shumë qeveri dhe shumë popuj e kuptojnë që ky është një regjim revizionist, i cili ka shkaktuar paqëndrueshmëri në Lindjen e Mesme dhe më gjerë për një kohë shumë të gjatë”, deklaroi ai.
Kupchan u shpreh se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s do të duhet të mbajë një qëndrim mbështetës me aleatët për ta udhëhequr konfliktin drejt një rezultati pozitiv.
“Do të ishte një ide e mirë për Shqipërinë dhe për vendet e tjera që janë pjesë e Aleancës Veriatlantike që të qëndrojnë në një pozicion mbështetës, të jenë të koordinuara me aleatët dhe të ofrojnë atë që munden për të udhëhequr këtë konflikt drejt një rezultati pozitiv”, shtoi ai.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
The opposition must and will be bigger than an individual.
Violent protests as group therapy
Those who mocked and attacked Basha
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
