"A black hand killed Sibela", Altin Çoku speaks from the cell: The intimate photo was edited, I told him to go to the Church

Altin Çoku, personazhi i njohur i rrjeteve sociale që ndodhet në qeli prej më shumë se një viti, i akuzuar se ka çuar drejt vetëvrasjes 27 vjeçaren Sibela Abedini, ka bërë një rrëfim këtë të premte përmes telefonit dhe është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Në vitin 2024, u raportua se e reja u hodh nga pallati pasi në internet doli një fotografi e saj me të arrestuarin. Megjithatë, Altin Çoku mohon vërtetësinë e fotografisë, duke thënë se është e modifikuar pasi ai nuk ka pasur lidhje me Sibelën.
Historia tragjike e Sibela Abedinit është bërë sot pjesë e emisionit "Me zemër të hapur" dhe i akuzuari Altin Çoku ka treguar të vërtetën e tij nga qelia, pasi mbahet i izoluar me vendim të Gjykatës së Tiranës.
Rrëfimi i autorit të dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 10 shkurt të 2024:
“Më është bërë padrejtësi e madhe nga shteti shqiptar. Duke pasur fëmijë dhe vetë, kam kërkuar që të zbardhet e vërteta. Nuk mund ta quaj avokat, por hero, përfaqësuesin tim. Më është mohuar e drejta ime. Unë dhe e ndjera jemi njohur në një lokal. Unë sa i përket familjes Abedini, i shpreh ngushëllime. Nuk është asgjë e vërtetë, pasi unë nuk i kam nxjerrë foton intime asaj. Jemi njohur në një lokal rreth 2 javë para se të ndodhte ngjarja, në fund të lokalit, 26-27 janar. Ajo erdhi në tavolinë, më kërkoi që të bëhej një foto.
Ajo foto është e modifikuar, pasi unë e kam shpirtin e plot (Foto ku shfaqeshin të dy në momente intime). Unë jastëkun e mbush me lot çdo natë, se s’ma hap telefonin familja. Kemi pasur një lidhje, por jo intime, një pëlqim ndaj njëri-tjetrit.
Në momentin kur kam qenë live në tiktok, doli fotoja. E njoftova Sibelën që kishte dalë një foto dhe i thash; të bëfsha gropën ty dhe vetes, se ka dalë e modifikuar. Unë më pas mora në telefon 129 dhe pyeta se ku mund të bëja një denoncim. Bëra denoncimin dhe ika. Në 10 shkurt kur e ndjera ndërroi jetë, kanë ardhur dhe me kanë arrestuar. Nuk janë të vërteta ato që tha Danjela, se ajo ka qenë e shqetësuar se humbi vajzën 29 vjeçe. Ajo ka thënë; po ta dija që Altini po ma shantazhonte vajzën, do kisha shkuar ta kallëzoja.
Sibela ka ardhur në shtëpinë time. Unë i jam lutur që të bënim denoncimin. Unë i kërkova kontakte një avokati. Jam laçian, dhe i kam thënë; hajde të shkojmë te Kisha e Laçit se nuk të kam tradhtuar, i kam thanë gruas time. Ish-bashkëjetuesja iku te njerëzit e vetë pasi kishte parë foton. Kur Sibela erdhi në banesën time, kishte ikur ish-bashkëjetuesja. I thash; ‘të lutem, hajde bëjmë denoncim’. Nuk kam pasur raport intim me të. Unë dhe ish-partnerja ime e kemi kaluar që nga 2017-ta jetën si në telenovela, pasi kishte shumë njerëz që nuk na donin. Më shumë i bullizuar kam qenë unë në këtë histori. Pasi kanë shkuar për në fallxhorë për të na ndarë.
Unë mendoj se Sibela është vrarë nga një dorë e zezë, pasi ajo ishte vajzë me shumë ëndrra, e gjallë. Unë mendoj se për vrasjen e saj janë përfshirë uniformat blu, pasi nuk kërkojnë as zbardhjen e ngjarjes. Nuk bëjnë asgjë për të zbardhur ngjarjen.
Mediat po e them me plot gojën, për një klikim i bëjnë gjërat trashanike, sa kanë hedhur baltë mbi mua dhe vajzën time. Nuk u dal dot para babait dhe nënës time, që kanë shitur unazat për të më sjellë mua ushqime në burg. E vetmja gjë që kam thënë për pjesën e Sibelës kam thënë; kush ka hedhur foton në Tiktok, do ia thyej gishtat. Nuk kam pasur marrëdhënie me kushërirën time, janë gënjeshtra."
Happening now...
If Sali Berisha wanted it, Edi Rama would fall tomorrow!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
