"F*** you slave", Keijsi seriously insulted her, Stelina's family reacts

Në Prime-in e kaluar të “Big Brother VIP”, banori Keijsi Hyseni i shpëtoi një nominimi të drejtpërdrejtë, në të cilin u përfshi përmes zarfit të zi që mbërriti në shtëpi, për shkak të gjuhës denigruese dhe ofenduese të përdorur prej tij, Ina dhe Eriku.
Ndërkohë, këtë javë Keijsi ndodhet sërish në nominim dhe duket se ka zgjedhur të luajë “në limite”, duke mos kontrolluar veten dhe fjalorin ndaj banorëve të tjerë, veçanërisht ndaj ish-partneres së tij, Stelinës.
Gjatë një bisede me Inën, ai është parë i revoltuar për një diskutim që kjo e fundit kishte pasur me Stelinën, duke përdorur fjalë të rënda në adresë të saj.
“Bravo Stelina, të q**sha robt, nuk më plas tr*pi që ka kamera”, dëgjohet të thotë Keijsi, ndërsa Ina përpiqet ta qetësojë.
Reagimi nuk ka vonuar të vijë nga familjarët e Stelinës. Në llogarinë e saj në Instagram, krahas videos së publikuar, ata shkruajnë: “E kuptojmë qe eshte nje loje dhe ka dinamikat e veta, por për ne, me ketë, eshte kaluar çdo kufi i pranueshem. PRESIM QE RREGULLAT E FORMATIT TË ZBATOHEN!”
Edhe ndjekësit po kërkojnë që produksioni të marrë masa për gjuhën e përdorur dhe të respektohen rregullat e formatit.

Happening now...
If Sali Berisha wanted it, Edi Rama would fall tomorrow!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
