Xhuana Nikollaj was brutally raped by her ex-partner! New details revealed from the autopsy report of the 25-year-old's death

2026-03-12 14:32:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Xhuana Nikollaj was brutally raped by her ex-partner! New details revealed from

Zbardhen detaje nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila ndërroi jetë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza pasi dyshohet se u vetëhelmua me fostoksinë.

Ndërkohë janë zbardhur detaje nga ekspertiza, ku thuhet se në trupin e të resë janë konstatuar shenja të dukshme dëmtimesh, për të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se 25-vjeçare dhe Eraldo Fizi ishin ndarë prej disa kohësh dhe vajza ishte larguar nga Shëngjini dhe jetonte me qira në Tiranë me disa shoqe të saj. Ditën e ngjarjes, në përpjekje për tu pajtuar Xhuana Nikollaj ishte takuar me ish-bashkëshortin në banesën e marrë me qira, aty ku dyshohet se është dhunuar nga ky i fundit, shenja të cilat janë konfirmuar tashmë përmes aktekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, ndryshe nga sa u raportua më herët, ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se 25-vjeçarja nuk ishte shtatzënë. Në kallëzimin e bërë nga familjarët e saj, pretendohet se e reja ishte dhunuar në mënyrë brutale nga ish-partneri.

Sipas burimeve, para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër, ku shprehte se nuk donte më që personat që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të mesazhit, ajo u kërkonte ndjesë prindërve të saj për vendimin e marrë.

Happening now...