Zbulohen 3679 bimë kanabisi pa
Vijon operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” në Qarkun e Shkodrës ku së fundmi raportohet se janë gjetur dhe asgjësuar 265 fidanë dhe 3414 bimë narkotike kanabis sativa.
Më konkretisht, shërbimet e komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe 265 fidanë dhe 1437 bimë narkotike kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve për këto raste, raportohet se kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M..
Ndërkohë, shërbimet e komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë gjetur në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal 1977 bimë narkotike kanabis sativa.
Pavarësisht numrit të lartë të bimëve narkotike të gjetura, nuk raportohet për asnjë të arrestuar, teksa Policia thotë se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
