Zhdukja e Ervis Martinaj, gazetari: Ka shumë pikëpyetje. Po hetohet një telefonatë, ngjason me zërin e tij!

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për zhdukjen e Ervis Martinaj.
Në studion e emisionit Review në Euronews Albania ai tha se së fundmi është përgjuar një telefonatë nga jashtë e një personi me familjarët e Martinaj, ku zëri del shumë i ngjashëm me zërin e tij.
Por, Dervishaj la të hapur dhe mundësinë që kjo telefonatë të jetë organizuar nga kundërshtarët që e kanë zhdukur me qëllim që të shtojnë misterin mbi këtë çështje.
“Këto kohët ka pasur edhe një zhvillim që e ngatërron edhe më shumë historinë. Është përgjuar një telefonatë nga jashtë në kontakt me familjarët e Ervis Martinaj dhe aty është vërejtur se zëri është shumë i ngjashëm me zërin e tij. Janë marrë përgjimet, është bërë një krahasim me sa kanë mundësi pajisjet, nuk janë bindur këtu dhe e kanë çuar jashtë. Por unë nuk e di a ka ardhur përgjigjja. Por të thuash a është ky njeriu që po bisedon me familjarët është një çështje që ka shumë pikëpyetje. Nuk është çudi që ky zëri i ngjashëm të jetë i organizuar nga ata që e kanë zhdukur që të shtojnë misterin”, tha Dervishaj.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
