Fire at Durres boat factory kills young Bangladeshi, police question all foreign nationals

2026-05-25 11:14:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fire at Durres boat factory kills young Bangladeshi, police question all foreign

Një 25-vjeçar nga Bangladeshi humbi jetën ditën e djeshme nga asfiksia, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një magazinë në Durrës. Detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje, e cila dyshohet se ka ndodhur për shkak të një shkëndije elektrike, e cila ka rënë në kapanonin ku prodhohen pjesë për mjete ujore.

Bëhet me dije se një bombol gazi ndodhej pranë një prize elektrike, ndërsa një shkëndi elektrike ka shkaktuar zjarrin pasi bombola kishte rrjedhje. Kjo ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në të gjithë ambientin, gjë e cila ka shkaktuar dhe asfiksi. Policia ka marrë në pyetje të gjithë shtetasit e huaj që ishin të strehuar dhe punonin në kapanon, ndërsa po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë.

Viktima është Omar Faruk, 25 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi. Nga zjarri mbeti i plagosur edhe kolegu i tij, nga Kenia, 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, jo me plagë djegie, por i asfiksuar.  Konkretisht, ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Sektorit Rinia.

 

Happening now...

ideas