Economic blockade by the US, Russia comes to the aid of Cuba, sends oil to the island

2026-03-19 13:07:01 / BOTA ALFA PRESS

Economic blockade by the US, Russia comes to the aid of Cuba, sends oil to the

Një tanker rus i naftës, po lundron drejt Kubës me 730,000 fuçi naftë të papërpunuar, pavarësisht bllokadës ekonomike që SHBA-ja i ka vendosur ishullit.

Anija me flamur rus, e quajtur Anatoly Kolodkin, ngarkoi karburant në portin rus të Primorskut më 8 mars dhe sipas të dhënave të gjurmimit detar është duke u nisur për në Kubë. Ajo pritet të mbërrijë në terminalin e naftës të Matanzasit rreth 23 marsit.

Ky ngarkesë vjen ndërsa Kuba po përballet me mungesa të rënda energjie dhe ndërprerje të rrymës, për shkak të embargos së sanksioneve amerikane që ka ndalur shumicën e furnizimeve me naftë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar publikisht se pret të ketë “nderin e marrjes së Kubës” dhe ka shtuar presionin ndaj vendit, duke ndërprerë furnizimet me naftë të ardhura më parë nga Venezuela dhe duke kërcënuar me tarifa çdo shtet që shitet energji tek Havana.

Përveç Anatoly Kolodkin, edhe një tjetër anije me flamurin e Hong Kong-ut, e quajtur ‘Sea Horse’, po lundron drejt Kubës me rreth 200,000 fuçi naftë/diesel, duke shtuar furnizimet e mundshme energjetike në ishull.

Kjo do të jetë një prej dërgesave të para të mëdha të energjisë drejt Kubës në muajt e fundit, pasi vendi nuk ka marrë furnizime të mëdha që nga 9 janari i këtij viti kur Meksika dërgoi një sasi nafte menjëherë pas ndërprerjes së furnizimit venezuelian.

 

Happening now...

ideas