Fjala për ikjen e Namir Lapardhasë, duket e varfër!

Fjala duket e varfër për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Namir Lapardhasë, jo vetëm si humbje e një bashkëpunëtori, por si ikje e një miku të rrallë, e një mendje të ndritur dhe e një njeriu me shpirt të madh.
Namiri ishte mbartës i vlerave që mbeten të përjetshme. Ai mishëronte në mënyrën më të plotë figurën e intelektualit të vërtetë, eruditit që e kishte letërsinë dhe fjalën pasion të jetës. Në gazetari dhe publicistikë, në media dhe në aktivitetin e tij politik për dekada me PD, ai nuk kërkoi kurrë kompromis me të vërtetën.
I djathtë dhe demokrat në shpirt, jo thjesht në bindje politike, por në mënyrën si mendonte dhe jetonte: i lirë në mendje, i drejtë në qëndrim dhe i palëkundur në vlera. Rrënjët e tij, të lidhura me një familje të persekutuar nga regjimi komunist, nuk e bënë të ashpër, por më të vetëdijshëm për lirinë dhe më të përgjegjshëm për të.
Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të qetë në pamje, por të thellë në mendim; të përulur në sjellje, por të papërkulshëm në parime; një besimtar që e mbante fenë në shpirt, me dinjitet dhe pa bujë.
Humbja e tij është e rëndë. Boshllëku që lë pas i madh.
Ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të dashur: babait Hiqmetit, nënës Afërdita, bashkëshortes Sherina, si dhe vajzave Vesa dhe Hana, që ishin drita e jetës së tij. Zoti ju dhëntë forcë dhe jua lehtësoftë dhimbjen!
U prehtë në paqen e përjetshme!
Happening now...
ideas
The loss that leaves a void
Fjala për ikjen e Namir Lapardhasë, duket e varfër!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128