Serbia's provocations near the border, Kurti: They were carried out by the 63rd brigade that trained Radoicic's group

2026-03-19 12:05:23 / KOSOVA ALFA PRESS

Serbia's provocations near the border, Kurti: They were carried out by the

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, shprehu shqetësimin e thellë për demonstirimin e pajustifikueshëm të forcave ushtarake serbe pranë zonave të banuara me shqiptarë në komunën e Bujanocit, shumë pranë kufirit me Kosovën.

Sipas Kurtit një shfaqje e tillë e forcës ushtarake mbi shtëpi, shkolla, qendra të mjekësisë, përbën jo vetëm trysni dhe nxitje tensioni për banorët që po përballen me spastrim etnik e administrativ nga regjimi autokrat në Serbi, por tregon edhe një provokim të hapur për Kosovën.

Kryeministri vuri në dukje se këto provokime përfshijnë manovra të ushtrisë serbe pranë brezit kufitar në Karaqevë, nga njësia e brigadës 63 e parashutistëve, me stërvitje me helikopter H-145M dhe hedhje me parashutë disa metra larg kufirit, grup ky i cili ka trajnuar edhe grupin e kriminelit Milan Radoiçiq.

“Kjo shfaqje bëhet edhe më alarmuese kur kujtojmë se njëja njësi ka trajnuar e mbështetur grupin e kriminelit Milan Radoiçiq të cilët realizuan sulmin terrorist në Banjksë ku vranë rreshterin policor Afrim Bunjaku”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti e lidhi këtë sjellje me retorikën nxitëse të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me blerjen e armatimit kinez.

“Këto lëvizje ushtarake të kombinuara me retoriken nxitëse të presidentit të Serbisë, Vuçiq kinse Serbia po përgatitet nga një sulm i mundshëm nga një aleancë Kroaci-Shqipëri-Kosovë dhe blerja e armatimit kinez e rus, konfirmojnë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në tension të vazhdueshëm”, tha Kurti.

Ai gjithashtu u bëri thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të mos bien pre e politikave destabilizuese dhe theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për tu përballur me çfarëdo kërcënimi.

“Institucionet e Kosovës mbesin vigjilente dhe të gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim, por është koha që komuniteti ndërkombëtar të ndëshkojë këtë qasje destablizuese të Serbisë që kërcënon drejtpërdrejt paqen dhe sigurinë rajonale”, tha Kurti, duke shtuar se Serbia tashmë është përcaktuar për Federatën Ruse. 

Happening now...

ideas