Fatbardh Lici's murder, GJKKO passes the file for trial

2026-03-19 14:09:31 / AKTUALITET ALFA PRESS
Fatbardh Lici's murder, GJKKO passes the file for trial

Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e sotme që të kalojë për gjykim dosjen për vrasjen e Fatbardh Licit. Për këtë ngjarje janë arrestuar disa persona, përfshi dhe Safet Bajrin. 

Avokatët e Safet Bajrit, Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos kërkuan në seancë pushimin e çështjes ose kthim të akteve për plotësim hetimesh. Sipas mbrojtësve ligjore për këtë çështje më herët ka patur pezullim hetimesh nga prokurori të tjera për mungesë provash.

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilali kanë vrarë Fatbardh Licin më 8 gusht të vitit 2018.

Happening now...

ideas