Ceremonia private e varrimit të Papa Françeskut, Vatikani tregon detajet çfarë ndodhi në 30 minuta

Papa Françesku, u përcoll për në banesën e fundit në kishën e shenjtë Santa Maria Maggiore në Romë.
Ndryshe nga paraardhësit e tij, të cilët zakonisht prehen në Bazilikën e Shën Pjetrit brenda Vatikanit, Papa Françesku zgjodhi një vend më modest, duke qëndruar besnik ndaj frymës së përulësisë që e karakterizoi gjithë jetën e tij.
“Papa Françesku u varros në një nga korridoret anësore të Bazilikës së Shën Marisë së Madhe, midis Kapelës Pauline, ku ndodhet ikona e dashur për të e Zojës “Salus Populi Romani” dhe Kapelës Sforza”, thuhet në njoftimin e Vatikanit.
Ky vendim shënoi një moment historik, pasi ishte hera e parë pas më shumë se një shekulli që një papë varrosej jashtë territorit të Vatikanit, duke theksuar edhe një herë natyrën e veçantë dhe qasjen e tij ndryshe ndaj rolit papnor, shkruan skyneës.
“Riti i varrimit të Papës u parapri nga këndimi i katër psalmeve dhe shoqërohej nga pesë ndërmjetësime (lutje ndërmjetësuese), përpara se të këndohej lutja “Ati Ynë”. Pas lutjes përfundimtare, vulat e Kardinalit Kamarling të Kishës së Shenjtë Romake, Kevin Joseph Farrell, të Prefekturës së Shtëpisë Papnore, të Zyrës së Celebrimeve Liturgjike të Papës dhe të Kapitullit Liberian u vendosën mbi arkivol”, thuhet ne njoftimin e Vatikanit.
Më pas, arkivoli u vendos në varr dhe u spërkat me ujë të bekuar, ndërkohë që këndohej “Regina Caeli”. Ceremonia e varrimit, e cila zgjati rreth tridhjetë minuta, u drejtua nga kardinali kamarling, figura që tradicionalisht merr përgjegjësitë e veçanta gjatë periudhës së boshllëkut të papatit.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


