Makina përplaset me një ndërtesë në Illinois, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë të hënën pasdite, kur një automjet u përplas në një ndërtesë të përdorur nga një kamp pas shkollor në Chatham, Illinois në SHBA. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 me orën lokale.
Automjeti fillimisht goditi disa persona jashtë ndërtesës, përpara se të depërtonte në brendësi të saj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke përplasur edhe persona të tjerë brenda.
Në bilancin tragjik, tre nga viktimat ndërruan jetë jashtë ndërtesës, ndërsa një tjetër ndërroi jetë brenda saj. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.
Policia konfirmoi se viktimat janë të moshës nga katër deri në 18-vjeç, ndërsa disa persona u transportuan me urgjencë në spital me ambulanca dhe helikopterëve mjekësorë.
Guvernatori i Illinois, JB Pritzker, reagoi në një postim në platformën X, duke shprehur solidaritetin.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
