Serious footage from Turkey! Elderly man enters with machete and attacks employee
2026-04-28 10:14:46 / BOTA

Një incident i rëndë është regjistruar në një ndërtesë qeveritare në Turqi, ku një burrë i moshuar ka hyrë me forcë dhe ka sulmuar me hanxhar një nëpunës civil.
Ngjarja është filmuar dhe pamjet tregojnë reagimin e menjëhershëm të tre kolegëve të punonjësit të sulmuar.
Ata iu afruan autorit pa krijuar panik dhe, përmes një ndërhyrjeje të qetë, arritën ta neutralizonin situatën duke e bindur të ulej, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
Deri më tani, motivet e këtij sulmi mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion nëse i dyshuari është arrestuar.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128