Tensione në Bosnje/ Pengohet arrestimi i Milorad Dodik, policia serbe rrethon ndërtesën
Rreth 20 efektivë të Republikës Sërpska kanë rrethuar qendrën administrative të Qeverisë së këtij entiteti në Sarajevën Lindore, një ditë pasi në këtë ndërtesë u pengua hyrja e pjesëtarëve të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje, SIPA, të cilët duket kanë tentuar ndalimin e Millorad Dodikut.
Policët janë duke penguar hyrjen në godinë, edhe pse nuk ka nuk një konfirmim zyrtar nëse kreu i entitetit serb të Bosnjës ndodhet brenda saj.
Presidenti i Republikës Sërpska duhet të merrte pjesë në çeljen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit në Sarajevën Lindore, dhe më pas kishte në axhendë një takim me drejtuesit e komunave Pale dhe Sokolac.
Mbrëmjen e së mërkurës, forcat policore të Republikës Serbe i ndaluan pjesëtarëve të SIPA-s në ndërtesën e Qendrës Administrative në Sarajevën Lindore, në kohën kur Dodiku po zhvillonte një takim me përfaqësues të Qytetit të Sarajevës Lindore.
Pjesëtarë të SIPA-s insistojnë se kishin në plan të vepronin në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës dhe thonë se nuk ka pasur përdorim force.
Dodik, së bashku me kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin e RS-së, Nenad Stevandic dhe Radovan Vishkovic.
Dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe hetimet po zhvillohen nga Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
