Tragjedia e dytë në dy 48 orë në SHBA/ Bie avioni në Illinois, humbin jetën pasagjerët në bord
Katër persona humbën jetën në mëngjesin e sotëm pasi një avion i vogël u rrëzua në Illinois, SHBA.
Sipas autoriteteve amerikane, avioni ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin, dhe u rrëzua rreth orës 10:15 (me orën lokale).
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit mori përsipër hetimin për shkaqet e aksidentit, duke e identifikuar avionin si model Cessna C180G.
Pas aksidentit, rrugët në zonë u mbyllën dhe guvernatori i shtetit, J.B. Pritzker, u bëri thirrje qytetarëve që të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve.
Tragjedia në Illinois erdhi vetëm një ditë pas një tjetër përplasjeje avioni, kur një avion u rrëzua në lumin Nebraska të premten mbrëma, duke vrarë të tre personat në bord.
Brenda të njëjtit muaj, një aeroplan privat u rrëzua në Nju Jork ndërsa po përpiqej të ulej, pa të mbijetuar. Më herët, tre persona humbën jetën në një aksident avioni në zonën e Boca Raton të Floridës.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
