Dyshohet se vrau të birin 29-vjeçar dhe u arratis, gjendet makina e Remzi Arifit, policia vijon kërkimet për kapjen e tij
Makina e Remzi Arifit, i dyshuar për vrasjen e të birit 29-vjeçar në fshatin Pogragjë të Gjilanit, është gjetur në zonën e fshatit Sllubicë.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të Klankosova.tv, sipas të cilave automjeti është lokalizuar në këtë zonë, ndërsa ende nuk ka informacion të konfirmuar për vendndodhjen e të dyshuarit.
Ngjarja e rëndë është regjistruar të dielën, kur Remzi Arifi dyshohet se i ka marrë jetën të birit, 29 vjeç, në Pogragjë të Gjilanit. Pas ngjarjes, ai është larguar dhe vijon të jetë në arrati.
Sipas informacioneve të bëra publike nga Policia e Kosovës, autoritetet janë duke punuar për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit. Gjetja e veturës në Sllubicë përbën një zhvillim të ri në kërkimet për të, megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ky zbulim ka sjellë të dhëna të tjera për vendndodhjen e tij.
Policia vijon kërkimet për kapjen e Remzi Arifit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë që tronditi fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten informacione të tjera nga autoritetet për zhvillimet e fundit.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Edi Rama's writhing in his internal conflict!
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
