“Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur”/ Salianji: Studentët kërcënohen, policia shpërblehet

2026-10-22 19:05:00 / POLITIKË ALFA PRESS
“Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur”/ Salianji:

 

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për median Middle East Eye në lidhje me protestat kundër qeverisë që kanë përfshirë vendin prej rreth 5 muajsh tashmë.

Salianji u shpreh se këto protesta nuk drejtohen vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër liderit të PD, Sali Berisha. Ai u shpreh se mes tyre ka një aleancë të heshtur dhe të dy kontrollojnë se kush mund të kandidojë në partitë e tyre dhe jo zgjedhësit.

“Këto protesta nuk drejtohen vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër liderit të Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berishës, i cili ka hyrë në një aleancë të heshtur me Ramën. Të dy kontrollojnë tani se kush mund të kandidojë në zgjedhjet e partive të tyre përkatëse, dhe jo votuesit, ndërkohë që një grusht njerëzish pasurohen në mënyrë marramendëse”, thotë Salianji.

Duke u ndalur te kërkesat e qytetarëve për vendimmarrje, Salianji u shpreh se njerëzit duan të përfshihen për mënyrën si drejtohet shteti.

 

 

“Njerëzit duan të përfshihen në vendimmarrjen për mënyrën se si drejtohet shteti”, shprehet Salianji.

Sakaq, ai komentoi edhe situatën e ditëve të fundit, duke u shprehur se Rama ka kërcënuar studentët dhe punonjësit publikë që protestojnë, ndërsa efektivëve të policisë u ka ofruar bonus prej 2500 eurosh për dhunën.

“Ai ka kërcënuar studentët, mësuesit dhe punonjësit publikë që marrin pjesë në protesta, ndërsa u ka ofruar efektivëve të policisë një bonus prej më shumë se 2.000 eurosh për dhunën e ushtruar ndaj protestave”, shton Salianji.

Po ndodh...