A po parapërgatit Sali Berisha
Përveç betejës stopuese dhe shkopinjve nën rrota, (bashkë me Ilir Metën dhe Edi Ramën), që i ka vënë Reformës në Drejtësi që nga viti 2016, Sali Berisha, ka qenë permanent në sulme të egra, posaçërisht kundër SPAK.
Edhe pse goditjet penale të paprecedenta të kësaj prokurorie ndaj qeverisë Rama, ai i përdor çdo ditë për të mbajtur gjallë retorikën "opozitare", sërish vazhdon që ta quajë "skap", (shprehje që përdoret për qentë si urdhër nga të zotët, për të sulmuar dhe kapur diçka), të mazhorancës dhe amerikanëve, duke mos lënë rast pa e politizuar këtë strukturë, së fundmi efikase anti- korrupsionit qeveritarë.
Po pse e bën këtë ky politikan që ka qenë në krye të vendit, (President dhe dy mandate si kryeministër), si dhe të tranzicionit korruptiv 32 vjeçarë?!
Për ta kuptuar, (përveç motivacionit të nongratave amerikane dhe britanike), le të shohim se çfarë hetimesh ka në proces aktualisht në SPAK, të cilat lidhen direkt dhe indirekt me Sali Berishën, kur ka qenë fuqiplotë në pushtet.
Atëherë kemi: Çështjen "Klubi Partizani" për të cilën po hetohet bashkëshorti i vajzës, Jamarbër Malltezi, vendimet e qeverisë, ministrive, hipotekave e të tjera insticucioneve të cilat duket se kanë tjetërsuar një truall të Ministrisë së Mbrojtjes i paguar një herë nga Italia fashiste.
Ky hetim mund të quhet i mbyllur dhe priten vetëm masat e Gjykatës së Posaçme dhe nisja e procesit gjyqësorë. Një hetim tjetër i nxehtë është, "Gërdeci", ku së fundmi në procesin gjyqësorë ndaj Fatmir Mediut është thirrur nga akuza edhe djali i Berishës, Shkëlzeni. Kjo dosje pas letër-porosive të mbërritura nga SHBA, (Aty është bërë një gjyq dhe janë kryer dënimet), ka kaluar në një dimesion tjetër që nuk u prek nga drejtësia e vjetër, por u zbardh deri diku në procesin në SHBA: Biznesi i paketimit të fishekëve dhe i demontimit të predhave të rënda që u ngrit në Gërdec nga privatë, të cilëve ju vu në dispozicion jo vetëm ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria, por e gjithë qeveria me disa përjashtime.
Po ashtu në SPAK po hetohen aferat dhjetra milion euro, të CEZ dhe CEZ-DIA. Po punohet me zbërthimin e një pjese të nongratës britanike për veprimtarinë e Damir Fazlliç dhe lidhjet e tij, (Transferat të mëdha për çështjen Porto Romano), me studion ligjore të vajzës së ish- kryeministrit Berisha, Argitës.
Të gjitha këto si "qershi mbi tortë" kanë një hetim të thelluar nga SPAK dhe BKH të pasurisë së familjes Berisha dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij si ish-kryeministër, të cilët dalin në pozita flagrante në këto dosje. Për të shmangur politizimin dhe mbytjen në teknikalitete hetimi, nga SPAK nën këshillimin e ekspertëve amerikanë është zgjedhur një rrugë e thjeshtë si me Ahmetajn. Ndiq paratë që kur ishin ca miliona të vjetra në lek dhe deri sot që janë miliona euro. Pra ballafaqim i gjithë deklarimeve të firmosura që kanë bërë që kur kanë qenë subjekt i Inspektoriatit të Deklarimeve dhe Verifikimeve të Pasurive të zyrtarëve të lartë dhe familjarëve të ngushtë të tyre.
Se çfarë kanë zbuluar dhe deri ku ka shkuar SPAK me të gjitha këto, rruga më e thjeshtë për ta mësuar, (Prokuroria e Dumanit ka minimizuar rrjedhjet e sekretit hetimor për mediet, por jo për politikanët dhe (ish) zyrtarët e intetesuar), është të lexosh thelbin e deklaratave publike të Berishës.
Nëse ai nis e flet si në daljet e fundit se, "skap po u bie në qafë familjarëve të tij, janë të martuar, kanë jetën e tyre, përgjegjësinë e mbaj vetë, etj", atëherë duket se hetimet po përparojnë fortë. Por nëse Berisha shkon edhe më tej se Prokuroria e Posaçme dhe godet e deligjimiton të gjithë Reformën dhe Drejtësinë e re të cilën amerikanët dhe BE ja imponuan "me dhunë" klasës politike të tranzicionit korruptiv, (Grupimeve të Ramës, Berishës dhe Metës në 2016), atëherë duket se puna qenka më keq se sa duket. Këtë të martë, (26.9.2023), Sali Berisha priti një grup reporterësh të KiE. Mediet pranë tij "harruan" që të shpërndanin entuziazmin se Berisha po "e çan" më në fund rrethimimin ndërkombëtarë, (si në rastin kur Glover e OSBE i shkoj në zyrë përpara zgjedhjeve të 14 majit), dhe i mëshuan një kërkese të fortë që Berisha bëri në atë tryezë. Ai i kërkoj dërgatës europiane, (siç e quajti vetë), që të ndërhyet urgjentisht për të zhbërë komplet Reformën në Drejtësi!
Por nuk është ky lajmi, pasi Berisha ka 7 vite që e kërkon këtë edhe pse këtë herë ua tha në sy ca reportrëve të KiE. Lajmi i vërtetë është arsyeja se përse pikërisht tani kërkon që Venecia ta deligjimtojë këtë reformë që në pak vite i kambushur qelitë me ministra, deputetë, zyrtarë të lartë, prokurorë, kryepolicë, "biznesmenë", kapo të krimit të organizuar, (të gjithë të ndërlidhur), e të tjerë.
Pra është kjo fjali të cilës i mëshoi vetë dhe si titull në mediet e tij edhe një ditë më pas: "U kërkova dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri. Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar". Pra Reforma në Drejtësi tani që është drejt mbylljes, na qenka jo e pavarur, por politike. Si rrjedhojë edhe institucionet që rrjedhin prej saj, janë "të motivuar politikisht".
Ndaj Arben Ahmetaj ka kërkuar azil politik nëpër botë. Sepse nuk ka bërë kërdinë së bashku me Ramën me Inceneratorët, qindra milion eurot e tërmetit dhe koncesione të shumta që fshehin paratë e grabitura në offshore, por sepse hetimi i SPAK nuk ka fakte, por ka qenë "i motivuar politikisht"!
Tani që Berisha jua tha ndërkombëtarëve në sy, shkrimet dhe kronikat u bënë dhe u dokumentuan në të gjitha mediet, se SPAK së bashku me Gjykatën e Posaçme që janë produkti më pikant dhe efikas i Reformës në Drejtësi, në hetimet e tyre motivohen politikisht kundër "opozitarit" Berisha, kërkesa për "azili politik" në ndonjë vend europian, bëhet edhe më e pranueshme.
Mjafton të kesh para të majme, për avokatët andej, se edhe 10 vite mund ta shtysh procesin, pavarësisht se çfarë bën "skapi" dhe Gjykata e Posaçme, (politike), këtej. Kjo është e zgjidhur; i vetmi problem është që duhet vepruar si Ahmetaj që i bëri paratë si "Tigër", por shpëtoj nga SPAK duke vepruar si lepur!/ Alfapress.al
ideas
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
Edi Rama boasts like a kaposh on top of the manure!
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128