
Një herë për Berishën tani për veten,

Ngjarjet e 8 janarit 2022 shënuan një moment të rëndë për demokracinë shqiptare, kur militantët e Sali Berishës, sulmuan me dhunë selinë e Partisë Demokratike zyrtare. Përballë këtij akti, institucionet ligjzbatuese nuk lëvizën nga vendi, edhe pse ajo që ndodhi ishte një ngjarje e rëndë në mes të Tiranës. Policia ndërhyri në atë kohë vetëm pasi tensionet u përshkallëzuan dhe pas presionit ndërkombëtar. Kjo tregon qartë një model të qëndrimit të institucioneve ndaj dhunës politike: Reagimi vjen vetëm kur faktori ndërkombëtar ndërhyn, dhe jo si një reflektim i autonomisë së institucioneve shqiptare.
E njëjta ngjarje, edhe pse jo me të njëjtat përmasa, u përsërit në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj Erjon Veliajt, duke nxjerr në pah konceptin dhe përdorimin e pushtetit si çiflig personal, duke mos i shërbyer institucioneve dhe zyrtarëve, por duke u përdorur si model presioni dhe shantazhi ndaj institucioneve të pavarura, siç janë SPAK dhe GJKKO.
Ajo që u pa ishte se pas vendimit për caktimin e masës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, militantë dhe mbështetës të tij u mblodhën në ambientet pranë gjykatës, duke bërë presion, duke shantazhuar, madje duke penguar në dalje eskortën e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ajo që ndodhi ishte një akt i paprecedentë dhe një puç i pastër institucional. Një situatë e tillë nuk mund të ndodhte pa dijeninë dhe miratimin e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Hoxhaj.
Shkresa e sotme e GJKKO-së së shkallës së parë, duke evidentuar dhe duke kërkuar llogari ndaj institucioneve ndaj këtij akti të rëndë kushtetues, nuk është gjë tjetër vetëm se një tregues se Rama dhe të tijët e përdorin pushtetin sipas dëshirës dhe midesë.
Ashtu siç bën me PD zyrtare në 8 janar, të njëjtëm gjë bën edhe ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO.
Rama dhe të tijët duhet ta dinë se Shqipëria nuk është çifligu i tyre dhe pushteti nuk mund të trajtohet si bajrak, ngase ata janë në ato pozicione për t'i shërbyer qytetarëve dhe për të zbatuar ligjin dhe jo për të goditur në pabesi njerëzit e ligjit./Alfapress.al
ideas

Magnificent Albania or Bazaar Albania!


Albanians must overcome the old Rama-Berisha polarization on May 11
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128