
Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2

Foltorja e parë filloi si një reagim personal i Sali Berishës dhe familjes së tij biologjike, kundër “non gratës” amerikane dhe britanike. Epitafi politik iu shkrua në tekstin amerikan, ndërsa zgjidhja që Berisha i dha ishte bërja gjithçka për të marrë PD-në dhe shndërrimin e saj në një bunker, i cili do t’i shërbente si mburoje kundër drejtësisë. Për të arritur këtë filloi nga mashtrimet dhe miklimet, duke premtuar se do të shëmbte kryetarokracinë, se të gjithë drejtuesit, kryetarët e bashkive, deputetët etj, do të zgjidheshin nga baza. Madje, në atë kohë shkoi edhe më tej, duke u shprehur se edhe kandidatin për kryeministër do ta zgjidhnin me ‘referendum’ partiak.
Përveç këtyre, ngriti mitin se si kryetar i PD-së do të rrëzonte Ramën për 6 muaj, se do të kryente revolucion dhe përmbysje, se do të bënte mosbindje civile, se do të arrinte qeveri teknike.
Për të arritur te qëllimet e tij të vërteta, u fut në pazar me Gaz Bardhin, i cili, në këmbim të çuarjes së Grupit Parlamentar te Berisha, do të siguronte një vend në listën e deputetëve për veten dhe për pak të tjerë rreth tij, siç edhe ndodhi. Pasi ‘bleu’ Bardhin, u fut në pazar me Ramën, të cilit do t’i jepte gjithçka, përfshi edhe pushtetin politik, në këmbim të vulës dhe logos së PD-së.
Ndërkohë që bënte të gjitha këto për t’i shpëtuar drejtësisë, jo vetëm që nuk i shpëtoi dot, por është duke u gjykuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pavarësisht presionit, linçimit dhe shantazhit që i ka bërë prokurorëve dhe gjykatësve që kanë pasur në dorë çështjet e tij.
Ndonëse kaluan 3 vite, Ramën nuk e rrëzoi, drejtësinë nuk e pengoi, PD-në nuk e bashkoi dhe nuk e forcoi, ndërsa demokracinë e brendshme dhe të gjitha ato që premtoi në raport me votën dhe përfaqësimin e demokratëve, i hodhi vetë në erë me talljen e paskrupullt që u bëri demokratëve me ‘Primaret’ e ashtuquajtura.
Në këtë kuptim, pasi ‘bleu’ kohë për 3 vite, pas 12 Majit, Berisha ka projektuar Foltoren 2, me besnikë të paktë, por kamikaz të vendosur. Kësaj radhe jo kundër PD-së apo Bashës, por kundër SPAK-së dhe GJKKO-së. Do ta bëjë sërish në aleancë me Edi Ramën, rreth të cilit enden retë e zeza të Prokurorisë së Posaçme.
Sa për ata deputetë që u përdorën dhe në fund u flakën, nuk ka vend për keqardhje, por vetëm për përbuzje politike dhe morale. Edhe për 90% të mediave dhe të analistëve, të cilët i turullosën demokratët duke e paraqitur Berishën si ‘shumicë’ që rrëzon Edi Ramën, apo si ringritës së PD-së me rregulla demokratike. Të gjithë bashkë janë përgjegjës të shkatërrimit të PD-së dhe të zhbërjes së frymës së opozitarizmit në këtë vend, sepse u investuan në një projekt personal-familjar, i vetmi që e mban në agoni për momentin përballë drejtësisë Berishën, por, mbi të gjitha, i vetmi projekt që i bën peshqesh Shqipërisë edhe për 4 vitet e ardhshme qeverinë dhe kryeministrin më të korruptuar në Evropë, Edi Ramën./Alfapress.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ideas


Political theater with the SP and DP lists

Magnificent Albania or Bazaar Albania!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128