Viktima edhe të dhunës online! 41 % e grave shqiptare kanë përjetuar formë dhune në internet

Ofendime nga më të rëndat e më të çuditshmet lexon në rrjete sociale, si këto që shihni në ekran që u duhet thënë jo.
Dhuna online përmes pajisjeve teknologjike është vazhdimësi e dhunës fizike që dëmton gratë. Një studim rajonal i kombeve të bashkuara për barazi gjinore tregon se 41% e grave shqiptare aktive në internet kanë përjetuar gjatë jetës së tyre një nga format e dhunës përmes teknologjisë, kryesisht e bërë nga të panjohurit; por janë raportuar raste edhe të dhunës nga partneri, ish partneri apo anëtarë të tjerë të familjes dhe eprorë apo kolegë në punë.
Pjesëmarrja e mbi 12 mijë vajzave në studim në 13 shtete të Europës Lindore dhe Azisë Qëndrore nxjerrin në pah se probabiliteti për të përjetuar anën e errët të teknologjisë është 4 herë më i lartë për moshën 18-24 vjeç sesa për ato mbi 65 vjeç. Rreziku është më i lartë për t’u ekspozuar ndaj dhunës për gratë që kalojnë më shumë kohë në internet. Gjithashtu edhe për ato që kanë një profil publik në platformat virtuale. Numri më i madh i ndjekësve online shton edhe dhunën. Nga një vëzhgim i kryer në rrjete sociale vihet re se komentuesit nuk dhunojnë vetëm personazhet publikë por edhe fansat e tyre duke u përfshirë në sharje me njëri tjetrin.
Mirëpo, në një krahasim në Ballkanin Perëndimor, arrihet në përfundimin se Shqipëria ka më pak dhunë online, pasuar nga Kosova me 43.3%. Ndërsa Maqedonia e Veriut mban vendin e parë për përjetimin e dhunës përmes teknologjisë me 62.8%, e Serbia shënon nivelin e 55.80%. Për gratë shqiptare instagrami është platforma më e dhunshme.
Edhe Tik Tok- u edhe Facebook-u janë hapësirat më të shpeshta ku abuzohet me të drejtën e fjalës. Për të rritur sigurinë në internet, gratë e anketuara në studim tregojnë se pjesa më e madhe e tyre kanë gjetur zgjidhje duke ju bërë bllok dhunuesve virtualë dhe vetëm 7% e tyre e kanë denoncuar dhunën online në polici. Ndërkohë Ukraina po vuan më shumë poshtërimin në internet me rreth 77%, ndikuar edhe nga lufta. Por thuajse të gjitha shteteve ju mungon një strategji për të mposhtur dhunën online kundër grave, përjashto Kosovën dhe Serbinë.
Tabela
Sa % e grave kanë përjetuar dhunë online një herë në jetë?
Maqedonia e Veriut – 62.8%
Serbia- 55.8%
Bosnjë Hercegovina – 51%
Kosova – 43.3%
Shqipëria – 41.1%

Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128