Long queues for pensioner's subscription, seniors demand more counters and facilities

2026-04-28 15:14:32 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Long queues for pensioner's subscription, seniors demand more counters and

Pensionistët thonë se përballen çdo fund muaji me radhë dhe pritje për të tërhequr abonenë e transportit falas, duke e cilësuar procesin si një vështirësi të shtuar. Ata kërkojnë më shumë pika shpërndarjeje ose zgjatje të afatit, pasi temperaturat e larta dhe problemet shëndetësore e bëjnë edhe më të vështirë pajisjen  me dokumentin.

Këto pamje tregojnë radhët e pensionistëve për të marrë abonenë e posaçme që u mundëson të lëvizin falas në transportin publik.

E cilësojnë si një prej halleve të shtuara të pleqërisë dhe shqetësim më vete.

Thonë se u duhet të presin aty në radhë për minuta të tëra, derisa të arrijnë sportelin dhe të kenë në dorë kartonin që u lehtëson kostot e lëvizjes me urbanë.

Për moshat e treta, që janë më të prekur nga problemet shëndetësore, kjo bëhet edhe më shqetësuese me ngritjen e temperaturave, ku janë të detyruar të qëndrojnë në diell.

Për të shmangur këto pamje çdo fund muaji, pensionistët kërkojnë shtimin e pikave të lëshimit të abonesë ose zgjatjen e afatit të vlefshmërisë për të.

Që prej 1 janarit 2025, pensionistët e Tiranës udhëtojnë falas në transportin urban, duke përfituar “Abonenë e Pensionistit”. Për të përfituar, të moshuarit duhet të paraqiten pranë njësisë administrative për të bërë regjistrimin dhe çdo fund muaji u duhet ta tërheqin në 8 pikat e shpërndarjes. Ata duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe foto.

Happening now...