Gjykata e Posaçme lë në fuqi arrestin me burg për Bledar Cafin
Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për Bledar Cafin.
50-vjeçari u arrestua në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të së dielës nga operacioni "Muri i lartë", si i dyshuar nga SPAK për "trafik të narkotikëve", "grup kriminal" dhe "kryerje të veprave nga organizata kriminale".
Për të, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzat që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe grupin e strukturuar kriminal.
Bledar Cafi nuk bëri rezistencë, edhe pse është cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Gjatë operacionit, policia ka kontrolluar edhe banesat dhe pronat që i përkasin Indrit Dokles, 43 vjeç, i cili është shpallur në kërkim që prej vitit 2024.
Paralelisht me ndërhyrjen në Shkodër, në Tiranë u ushtruan kontrolle në zonën e Astirit dhe në Dajç, për lokalizimin e Indrit Dokles. 43-vjeçari është shpallur në kërkim prej vitit 2024, por edhe këtë herë nuk u arrit të gjendej.
Po ndodh...
An Open Letter to Ambassador Eric Wendt
ide
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Edi Rama is misusing Kosovo as a washing machine for his own troubles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128