Sot protesta e 120-të kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh. Kërkojnë ikjen e kastës politike
Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 120-të, ndërsa aktivistë dhe qytetarë pritet të mblidhen sërish në shesh për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe kastës politike.
Pjesëmarrësit në protestë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e renditur këtë si një nga kërkesat kryesore të tyre. Krahas saj, protestuesit kërkojnë edhe ngritjen e një qeverie tranzitore, e cila sipas tyre duhet të drejtojë vendin gjatë një periudhe kalimtare.
Në listën e kërkesave të tyre përfshihet edhe anulimi i disa ligjeve që aktivistët i konsiderojnë në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë. Protestuesit thonë se lëvizja do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, me kërkesa për ndryshime politike dhe institucionale.
Ndërkohë, një ditë më parë, aktivistët i drejtuan një tjetër thirrje SPAK-ut, duke kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe sekuestrimin e pasurive të tij.
Protesta ka vijuar për 120 ditë radhazi, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Po ndodh...
An Open Letter to Ambassador Eric Wendt
ide
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Edi Rama is misusing Kosovo as a washing machine for his own troubles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128