Liga e Kombeve/ Kroacia dhe Zvicra triumfojnë në transfertë, surprizë nga Luksemburgu

Të shtunën mbrëma, faza e grupeve e Ligës së Kombeve dhuroi emocione të forta, surpriza dhe konfirmime nga disa prej kombëtareve elitare në kontinent. Kroacia dhe Zvicra ishin padyshim kryefjala e mbrëmjes, duke siguruar fitore me peshë në transfertë, ndërsa nuk munguan as rezultatet e papritura në takimet e tjera.
Përfaqësuesja helvetike bëri ligjin në Shkup, duke mposhtur me një rezultat të pastër 3-0 Maqedoninë e Veriut. Ndeshja u dominua totalisht nga zviceranët, të cilët zhbllokuan shifrat me anë të Freuler në minutën e 22-të. Më pas, skenën e mori Zeki Amdouni, i cili me një dygolësh fantastik (41’ dhe 74’) vulosi suksesin e padiskutueshëm të ekipit të tij.
Në Pragë, Kroacia tregoi sërish cinizmin dhe eksperiencën e saj karakteristike duke mposhtur Republikën Çeke 2-1. Ishte i përjetshmi Luka Modriç ai që kaloi ballkanasit në avantazh në fillimin e pjesës së dytë. Vendasit reaguan shpejt duke barazuar me anë të Karabec (54’), por Mario Pasaliç në minutën e 77-të i dha tre pikët e arta skuadrës kroate.
Në sfidat e tjera, Sllovakia bëri detyrën në shtëpi duke mposhtur pastër 2-0 Moldavinë, falë golave të shpejtë të Schrantz dhe Duda në pjesën e parë.
Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Bullgaria, ku Luksemburgu arriti të përmbysë rezultatin duke fituar 2-1 në transfertë. Sakaq, duelet Slloveni-Skoci (0-0), Islandë-Estoni (1-1) dhe Ishujt Faroe-Kazakistan (1-1) u mbyllën në barazim, duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Po ndodh...
An Open Letter to Ambassador Eric Wendt
ide
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Edi Rama is misusing Kosovo as a washing machine for his own troubles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128