Me njerëz si Roland Bejko, Partia Demokratike mund të rikthejë besimin te e djathta

2023-06-07 20:31:42 / IDE ARBEN DEDAJ

Me njerëz si Roland Bejko, Partia Demokratike mund të rikthejë

Partia Demokratike e Shqipërisë i sfidoi të gjithë ata që parashikuan vdekjen e saj nëse ndahej nga Sali Berisha, kur mori më shumë se 100,000 vota, në zgjedhjet lokale.

Tani hapi tjetër për të rifituar besimin e të djathtës së vërtetë shqiptare dhe elektoratit gri është zgjedhja e kryetarit dhe udhëheqjes së re.

Kush duhet të zgjidhet në krye për të hapur kapitullin e ri të të djathtës shqiptare?

Për mua lideri për t’u marrë shembull është Roland Bejko.

Ai nuk ka vendosur ende nëse do të kandidojë për kryetar, por do të ishte një
aset në çfarëdo pozite në krye të PD-së.

Një PD e ristrukturuar, me një program vërtet të djathtë dhe konservator, me një Roland Bejko në kryesi apo pozitë vendimmarrëse, do të frymëzonte afrimin e shumë individëve, intelektualë dhe profesionistë, njerëz të realizuar në jetë, të cilët janë të gatshëm të vënë në shërbim të PD-së dhe atdheut përvojën dhe suksesin e tyre.

Nuk ka nevojë të jetë kryetar Roland Bejko, por ka nevojë të jetë shembulli për njerëzit që do të zgjidhen në krye të Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë, Roland Bejko hyri me një mesazh që goditi oligarkët e mëdhenj. E sabotuan nga e majta dhe nga e djathta.

Deri në fund të fushatës, pushteti i Edi Ramës ia refuzoi fondet që i takonin me ligj. Nuk u lejua të kishte as spote televizive, e as billborde e postera në qytet.

Ishte i vetmi kandidat që u sabotua edhe nga brenda partisë së tij. Disa drejtues të mbetur në PD luajtën me dy porta dhe refuzuan ta ndihmonin.

Disa degë të PD-së pothuajse nuk u aktivizuan. Oligarkët e kanë dorën e gjatë dhe Rama e Veliaj donin që opozitë të kishte vetëm Berishën, Metën dhe Këlliçin.

Pse u sulmua dhe u sabotua kaq shumë ky njeri. Sepse pushteti ka frikë
nga ndershmëria. Partia Demokratike duhet të kapitalizojë këtë ndershmëri, këtë shembull të rëndësishëm në politikë.

Me njerëz të tillë Partia Demokratike mund të rifitojë besimin jo vetëm të të djathtës por edhe të elektoratit gri pa të cilin nuk mund rrëzohet Edi Rama. Janë gati një million vetë, brenda dhe jashtë vendit, që nuk duan më as Berishën e As Metën e Ramën.

Jo vetëm në Shqipëri por edhe në diasporë të shumtë janë ata që janë
gati të ndihmojnë PD-në nëse ajo shkëputet me sukses nga Sali Berisha
dhe të bëhet një e djathtë e vërtetë.

Shumë do të varet nga zgjedhjet e 29 korrikut por Partia Demokratike
mbetet shpresa e madhe e Shqipërisë.

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128