Të hetohet urgjent kontrata 6 milionë USD për nongratën e Berishës, ose të tjerët të lirohen nga burgu!

Nuk kërkoj e as uroj burgosjen e askujt. Me burg-burg-burgun si teori e praktikë politike jam në konflikt të thellë profesional e qytetar.
Nga ana tjetër sot kemi në paraburgim zyrtarë e politikanë që përfliten për shumë më pak sesa kontrata 6 milionë dollarëshe, si financim politik i huaj për Partinë Demokratike dhe nongratën e Berishës. Një financim jo transparent mjaftueshmërisht i arsyeshëm si dyshim për të justifikuar një hetim të menjëhershëm.
E përsëris, nuk kërkoj e as uroj paraburgosjen e askujt. Por me standardet që janë vendosur si "kriter i fundit të pandëshkueshmërisë" llogjika ta do ose nënshkruesi i asaj kontrate dhe personi juridik PD arrestohen e bllokohen, ose të gjithë të arrestuarit e tjerë duhet të lirohen e të shohin punët e tyre në liri.
Gjithnjë i referohem standardeve që janë vendosur praktikisht dhe jo që dëshiroj unë të jenë. Mbetem kritik i paraburgimit me dyshime.
Pooooor, kjo kontratë 6 milionëshe si sponsorizim politik i bën kontratat e tjera që kemi parë deri më sot të duken qesharake. Kontratat e Lulit dhe Monikës me lobistët amerikane ishin me vlera qesharake para kësaj.
Kjo kontratë 6 milionëshe e bën Mekgonigalin të na duket një hallexhi e pabuks.
Të gjitha këto kontrata pra Lulit, Monës e Ramës, të marra së bashku janë sa 1/6 e vlerës totale të kontratës 6 milionëshe të PD, e cila është dhe në opozitë të gjatë për më tepër.
Tani kush po i relativizon problemet e vërejtura, unë apo vetë PD me kontrata të tilla që lidh?!
****
Insistoj në bindjen time që e kam thënë gjithmonë në publik:
Cilido politikan që harxhon para për të blerë Amerikën që të duket burrë i mirë me shqiptarët është maskara!
Kjo sjellje më shumë sesa krim është fyerje e rëndë që i bëhet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këta të fyejnë sepse thonë haptaz se ne kemi Amerikën, dmth ç'na duheni ju.
Epo ikni e pallohuni me Amerikën pra!
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


