Historia e trishtë! Djali me aftësi të kufizuara merr rrugët kilometrike në këmbë

2023-06-07 21:55:52 / JETË ALFA PRESS

Historia e trishtë! Djali me aftësi të kufizuara merr rrugët

Pavarësisht se ligji për kujdesin social parashikon se familje të tilla duhet të jenë të parat në politikat e punësimit, Hatixheja thotë se nuk i është ofruar një ndihmë e tillë.

Për vite me radhë ajo është detyruar të mbledhë kanaçe nëpër koshat e mbeturinave për të siguruar jetesën e familjes. Aktualisht djali çdo ditë shkon në këmbë në qytetin e Elbasanit, dhe kthehet po në këmbë në shtëpi, ngarkuar me një duzinë kuti kartonash që i sjell çdo herë në shtëpi.

“Sigurisht 97 mijë lekë të vjetra janë të pamjaftueshme jo vetëm për të kompensuar problematikën që shoqeron një sëmundje mendore, por edhe për të jetuar në mënyrë më bazike. Pjesë e problemit është ndoshta mungesa e shërbimeve…pjesë e planit të trajtimit duhet të jetë mbështetja sociale, psiko-sociale, mundësitë e punësimit”, tha Neli Demi.
Gjatë kësaj “arratisjeje” prej 20 km vajtje -ardhjeje, që familjarët i gëzohen sepse kanë mundësi të bëjnë ndonjë punë, në jo pak raste atë e kanë kapur krizat e sëmundjes dhe e kanë sjellë në shtëpi forcat e policisë.

“Ndihma ime është që komuna të më gjente një punë që në fillim. Ti gjente një punë burrit, që fëmija im të mos merrte atë rrugë. Se fëmija do edhe mbështetje, do edhe krahë…po të kishte njeri”, u shpreh ajo.

“Më kanë thënë lërë, se e shkove jetën kot. Po a lihet fëmija? Unë s’blej dot një gjë të re, blej bukë të ftohta, shes vezët e freskëta e blej vezë dyqani”, u shpreh Hatixhja.

Të gjendur në kushtet e një varfërie ekstreme apo pamundësie fizike dhe ekonomike për tu kujdesur për ta, familjarët në jo pak raste heqin dorë nga përgjegjësia për tu kujdesur për të afërmit e tyre.

Si pasojë ato përfundojnë rrugëve, pa asnjë lloj trajtimi apo përkujdesi, duke bërë që sëmundje e tyre të rëndohet e në pak raste të kryejnë edhe krime makabre.

“Këto janë shembuj të mos trajtimi dhe mosmenaxhimit, të moszbulimit. Idealisht një rrjet i mirëfilltë shërbimesh duhet të jetë në gjendje të zbulojë rastet e hershme, ti trajtojë dhe ti referojë në shërbimet e duhura që për shkak të gjendjes së tyre mendore mund të shndërrohen në individë të rrezikshëm”, tha psikiatri Neli Demi.

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128