
Kujtim Hajdari's new poetic meta-interpretations!

Arben Iliazi
The work of the renowned poet Kujtim Hajdari, a participant in 134 international anthologies, author of 17 published works and five others translated into English, has recently reached a new stage. It is traveling the world filled with its own ferment, full of worries and dreams, undergoing a gradual evolution, sometimes calm, sometimes with unexpected, quite impressive lyrical outbursts.
The proof par excellence is the last poem "I Got Satisfied", a heartfelt lyric, with great spiritual scope, that is magically connected, with a higher meaning, to the ideal of true poetry.
" I was fed up with the air of silence,
Where words remain suspended - lifeless corpses,
Thoughts wander like chaotic clouds,
In an endless, dark sky,
With mystical stains and marks.
I was filled with old memories,
Like frightened echoes in fearful nights,
They return with the faint voices of the past,
And still they call me a hopeless orphan,
Like lost souls, in damnation.
I'm fed up with the lost moments,
That time drowns them in troubled waters,
And I, tired, broken
I dissolve on its terrifying shores,
Waiting for a new wave,
To erase my epitaph of pain,
On the tombstone of joy.
I was fed up and still kept searching,
For a light to light the cold night of my mind,
For a feeling - to warm my icy heart,
And for a hope that will take me somewhere,
Even on a dead end, blind to the future,
"I just feel like I'm moving, I'm moving forward ."
( I got fed up )
In this poem, the existential moral nightmare pulsates, the deep drama of the fate of a man who, for a moment, has lost faith in himself.
With courage, bringing together love and hate, the poet speaks the truth. But in the end he sees from hope. Poetry for the poet is a means of action to move forward, because it sings the proof and example against the fate of lies. The vast material, laid at its foundation, is toned down without losing its lyrical coloring, moving within increasingly precise spatial-temporal coordinates.
Si rrallë më parë në këtë poezi ritmi i është nënshtruar organizimit dhe formulimit poetik të thyer, që i bën këto vargje jashtëzakonisht të qarta dhe shprehëse. Autori ka “hedhur” poshtë rimën, vargonjtë tingëllues, ka hequr edhe petkun prej strofe, tepër të ngushtë për frymarrjen e gjerë të gjoksit të tij. Cilido poet e ka për detyrë të hapë një rrugë sa më të gjerë që të mundë për ngazëllimin njerëzor. Dhe për t’ia arritur kësaj të gjitha format janë të mira, gjuha e tij përbëhet nga të gjitha fjalët e të gjitha gjërat. S’ka më forma të sanksionuara. Po ashtu s’ka më as tema e as fjalë të shenjtëruara, ose të pashenjta ose vulgare. Ka vetëm ligjërim të sinqertë duke bërë dallimin mes rrethanave. Që duhet të jenë të shkrira me çastin nga buron poezia e jetës.
***
Siç e kemi cekur edhe më herët në shkrimin “Kujtim Hajdari, poeti ekzistencial i lirisë” (Gazeta Dielli, 13 dhjetor 2024), poezitë e tij rrezatojnë një mënyrë të caktuar ekzistence, me fuqi magjepsëse e vlera të veçanta.
Përvoja e fundit poetike tregon qartë kalimin nga përvoja estetike te përpunimi diskursiv i kësaj përvoje. Psikologjikisht poezia e tij është vetë nënvetëdija, në të cilën nuk ka asnjë tip digotomie. Shqetësimet e tij janë shqetësime të dëshirës (atrasia), duke përcaktuar ekzistencën modale të subjektit, duke bërë leksikalizimin e pasioneve.
Metaligjërimet e tij poetike, të cilat përbëjnë një rast ndërkontekstualiteti, janë një orkestrim i proceseve jetësore, si vetëorganizim e sistem shënjimi.
Hajdari është një poet që i ka ndier shumë herët pështjellimin e ndjesive poetike brenda vetes, që kur ishte nxënës shkolle.
Një krijues me ndjenjë poetike të klasit të parë, me një përfytyrim të harlisur, një pështjellim i shfrenuar tonesh dhe melodish. Por, mbi të gjitha, i kuptueshëm për të gjithë. Të jesh i kuptueshëm për të gjithë, kjo është fitorja më e madhe e gjenialitetit.
Nga një kundrim i shkurtër i poezive të shkruara kohët e fundit, shohim se ligjërimet e tij poetike janë këngë e gjithmbarëshme e jetës njerëzore të futura në tingujt, që shoqëron lodrën ëndërrimtare të jetës në të gjitha shtigjet e saj, në të gjitha shtigjet e saj të përsëritshme pambarimisht. Vargu i tij nuk pispilloset me metafora të turbullta, por ka një tingëllim bisedor çuditërisht në natyrshëm:
“Këtë jetë sa shumë e masakrojmë,
Vrapojmë me furi, si të marrë vrapojmë,
Për të marrë një ditë, atje tej, një grusht dhè,
Në botën e përjetshme nga s'kthehemi më.
Vrapojmë të vëmë sa më shumë pasuri,
Vrapojmë të etur të arrijmë në pushtet,
Vrapojmë të sharruar për nam e lavdi,
Sikur mbi tokë do të rrojmë për jetë.
Dhe shkelim me këmbë të jetës bukuri,
Shpesh vesin dhe t'keqen rritim e ushqejmë,
Fyejmë njeri-tjetrin, shokë e vëllazëri,
Sa humbim llogjikën e armët rrëmbejmë”.
(Pse bëjmë kështu?)
Në planin e organizmit formal autori e koncepton tekstin estetik si një tërësi shenjuese, totalisht sinjifikante. Jemi para një konceptimi tipologjik të tekstit letrar, mbi bazën e përvojës estetike dhe nivelit të thellë të përvojës shqisore. Në sistemin e shijes faktorët abstraktë figurativë, linja, ngjyra, sjellja, u nështrohen grilave konceptuare, thjeshtësi, elegancë, spitullim etj., duke krijuar një konfigurim shqisor, të veshur me vlera kolektive, që abstragohen nga vlerat funksionale. Përmes rrugëtimit figurativ, në bashkimin e subjektit me botën, përmes kanaleve shqisore, arrihet një perceptim i menjëhershëm i së vërtetës.
“Sonte dhe qielli më duket i rëndë,
Sikur peshon me blu-në e qartë,
Mbi trupin tim të lodhur që dhemb,
Mbi sytë e mi të tretur në hartë.
Dëgjoj diku që qajnë kujtimet,
Një copë e shpirtit diku harruar,
Mua, plagët, m'i shtojnë mërgimet,
Dhe flakën e mallit për të shuar”.
(Fragment: Flaka e mallit)
Kujtim Hajdari është “i dënuar” me ndjesi të rralla, që hedh në vargje përvojën e tij estetike, me një ndjenjë gjithpërfshirëse, pasionante, që bashkon unin me mjedisin shoqëror, në një balancë perfekte. Ai ka përfshirë në unin e vet tjetrin, të tjerët, botën, madje dhe vetminë e tij absolute, në një reversion konstant të veprimit dhe vuajtjes brenda substancës së botës.
“Korija buzë bregut nuk rri dot heshtur,
Kur nga oqeani vjen rishtas jehona,
Ajo merr e këndon mbrëmjeve pareshtur,
Serenata me të qeshurat tona.
Lisat e vjetër qëndrojnë lart e krenarë,
Si roje të kujtimeve që lamë jetim,
Të historive me plagë – si dëshmitarë,
Si musketierë që mbrojnë dashurinë”.
(Ende thur këngë)
Në marramendje lirike janë shkruar shumë nga vjershat e tij të fundit si: “Ndoshta do të vish një ditë”, “Puthje në eklisp”, “Para se të shkoj”, “Së bashku ndezim pranverat”, “Veç të rrinim dhe pak” etj.
Fjalët shndërrohen në kumt melodik, ku nuk është poeti që flet e vepron; ai është kumtar i pavetëdijshëm i fjalëve të amshuara. Çdo poezi është një pëlhurë e endur nga inteligjenca artistike e natyrës frymëzuese, absolutisht vibrante dhe në pjekuri maksimale. Ku poezitë rrjedhin vetëm sipas tingujve.
“Sonte dhe qielli më duket i rëndë,
Sikur peshon me blu-në e qartë,
Mbi trupin tim të lodhur që dhemb,
Mbi sytë e mi të tretur në hartë.
Dëgjoj diku që qajnë kujtimet,
Një copë e shpirtit diku harruar,
Mua, plagët, m'i shtojnë mërgimet,
Dhe flakën e mallit për të shuar”.
(Flaka e mallit)
Kujtim Hajdari e gjeti qysh në krye të herës ritmin e poezisë së tij, formën poetike të ligjërimit dhe vazhdoi të flasë me frymëmarrje ritmike gjatë gjithë rrugës së gjatë të veprës së tij shumëvëllimëshe.
Por ritmi i ligjërimit të tij ka ndryshuar vazhdimisht, është bërë përherë e më drithërues, më i thjeshtë dhe më i stuhishëm. Nis i qetë e kumbues si burimi, si melodi endacake, e përfundon duke shkumëzuar zhurmshëm e madhështor. Evoluimi i ritmit drejt lirisë, ndjesia e të qënit zot absolut i vetëvetes, pavarësisht gjendjeve shpirtërore, erdhën pak nga pak.
“Dielli i picërroi sytë,
Si një çamarrok i vogël kinez.
Toka e rrudhi faqen,
Nën hijen e kobshme
Te legjendave mitike.
Dhe hëna e zbehtë,
hundëpërpjetë,
U tregua njëherë trimëreshë,
Dhe ia mbylli portën diellit.
Bota u ligështua,
Nën shaminë e zezë mistike.
Pshertimash shtriu frikën,
Me gjuhë prej të marri,
Në errësirën anembanë.
Ne me puthjet tona,
si dy korifej zjarri,
Botës dritë i dhamë”.
(Puthje në eklips)
Poezia e Hajdarit vrapon drejt pafundësisë. Format e rregullta po bëhen gjithnjë e më të ngushta për frymëzimin, rregullsia klasike fillestare e strukturës lirike u përgjunj dhe u copëtua. Tani mendimi i tij rrjedh në përfytyrime përherë e më të hapura, më të fuqishme, frymëmarrja ritmike bëhet më e plotë dhe më e thellë.
BIOGRAFIA:
Kujtim Hajdari lindi në Hajdaraj, më 10 prill 1956, në qytetin e Lushnjës, Shqipëri. Ai ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme si dhe shkollën e mesme mekanike, dhe më pas ka ndjekur studimet universitare në gjuhë dhe letërsi në Elbasan. Fillimisht ka punuar si mekanik, dhe pasi është diplomuar, punoi mësues i gjuhës dhe letërsisë në shkollat e mesme.
Ai filloi të shkruajë në një moshë të re, me poezitë dhe krijimet e tij duke u botuar në gazetën lokale dhe revistat si "Shkendija," "Drita" dhe "Zëri i rinisë" gjatë viteve të shkollës së mesme dhe të shkollës së lartë.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai përgatiti tre vëllime: një me poezi me titullin "Do të vijë pranvera?", një me tregime të shkurtra me titullin "Violinisti," dhe një dramë me titullin "Netë pa gjumë."
Por veprat e tij nuk panë dritën e botimit se poeti u akuzua për frymë antiparti.
Pas ndryshimit në sistemin politik, ai u largua në mërgim në Itali, ku kaloi shumë vite e më pas u vendos në SHBA, ku është dhe sot.
Për një periudhë të gjatë kohë, ai ndaloi shkrimin për shkak të demoralizimit të shkaktuar nga mospublikimi i vëllimeve të tij dhe kërcënimeve që iu përball si shkrimtar i pakënaqur, si dhe sfidave të familjes dhe vështirësive të izolimit. Ai filloi të shkruajë përsëri, pas një pushimi prej rreth 25 vitesh, kryesisht poezi në shqip, italisht, dhe më së fundmi, në anglisht.
Edhe në Itali dhe në SHBA, ai vazhdon të shkruajë dhe të jetë aktiv, duke publikuar rregullisht vëllime poezie, duke marrë pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare të ndryshme, dhe duke ndarë poezinë e tij në shumë platforma online dhe në publikime të ndryshme. Poezitë e tij mbulojnë një gamë të gjerë temash, me një fokus të rëndësishëm në çështjet dhe sfidat e izolimit si dhe veshtirësive të jetës sidomos në mërgim. Ai shkruan kryesisht poezi të strukturuara, por eksperimenton me sukses edhe me poezi me varg të lirë.
VËLLIMET POETIKE:
1. "Mbrëmë isha pa ty" në maj 2018, botuar nga "Create Space" në SHBA.
2. "Mbrëmë isha pa ty" një botim tjetër (me ndryshime të vogla), pothuajse autentik, nga "ADA" në Tiranë.
3. "Do të vijë natën" në shtator 2018, botuar nga "Create Space" në SHBA.
4. "Emri i bukur dashuri" në mars 2019, botuar nga "ADA" në Tiranë.
5. "Do t'u them..." në tetor 2019, botuar nga "ADA" në Tiranë.
6. "I dolori del cuore" botuar në janar 2020, në Romë, nga "Aletti Editori," në italisht.
7. "Pse bëjmë kështu" në qershor 2020, botuar nga "ADA" në Tiranë.
8. "Kur shkoj në fshat" në korrik 2021, botuar nga "JOZEF" në Durrës.
9. "Come i fiori di aprile" në italisht, në shtator 2021, botuar nga KDP Amazon në Poloni.
10. "You are everywhere" në anglisht, në nëntor 2021, botuar nga KDP Amazon.
11. "Udhëve të Botës" u botua në janar 2022 nga shtëpia botuese "Botimet Jozef" në Durrës.
12. "Do të vijë natën" ribotim, i ripunuar, në janar 2023, Durrës, Shqipëri.
13. "You are everywhere" në anglisht, i ripunuar, në nëntor 2023, botuar në SHBA.
14. "Through the waves of life" Përkthimi nga shqip në anglisht. (Antologji me poezi të zgjedhura nga 10 vëllimet e botuara), janar 2024, nga KDP Amazon, SHBA.
15. "I ngrita të rënët" 2024, nga shtëpia botuese "Botimet Jozef" në Durrës.
16. "THROUGH THE WAVES OF LIFE" Përkthim nga shqipja ne anglisht, të përmbledhjes "Nëpër dallgët e jetës" 2024.
17. "VARGJE PËR TY" 100 lirika te zgjedhura dshurie, 2024.
18. "I RAISED THE MARTYRS" 2024. Përkthim në anglisht I librit "I ngrita të rënët"
19. "TANI JETON ME KUJTIMET" poezi, 2024.
20. Përkthim nga anglishtja në italisht i vëllimit me citime poetike të poetit të mirënjohur indian Sethi Krishan Chand "MY QUOTES UNFOLD MISTERY OF LIFE" (Citimet e mia zbulojne misteret e jetës" 2022, botuar në Daman të Indisë.
21. "TEARS OF A WOMAN" Përkthim i romanit të shkrimtares Blerina Pëllumbi nga shqip në anglisht, 2024
PUBLIKIMET NË ANTOLOGJI TË NDRYSHME:
Deri më tani, ka marrë pjesë në 134 antologji, kombëtare dhe ndërkombëtare, në tre gjuhë: shqip, italisht dhe anglisht.
Antologji me pjesëmarrjen e poetëve të njohur nga shumë vende të botës.
Poezitë e tij janë botuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, SHBA, India, Rumani, Marok, Egjipt, Danimarkë, Pakistan, Bangladesh, etj
Ka marrë pjesë në shumë kompeticione kombëtare e ndërkombëtare ku ka fituar çmime të shumta në vende të ndryshme të botës.
Në gusht të 2024 fitoi në SHBA çmimin INTERNATIONAL MPACT BOOK AWARDS.
VLERËSIMET:
1. "ÇMIMIN SPECIAL" dhe KUPËN fiton me poezinë "VERSI PER TE" në konkursin e madh ndërkombetar "PAGINE D'ORO DELLA POESIA ITALIANE" të organizuar nga Shtëpia e madhe Botuese "CENTO VERBA" në Itali, 2018
2. FINALIST NË KAMPIONATIN BOTËROR të Poezisë, që mbahet në Tetor 2018 në Rumani, të organizuar nga poeti i mirënjohur dhe i propozuar për çmimin NOBËL Trandafir Simpetru bashkë me stafin e tij. Këtu vlerësohet me çmimin e EÇELENCËS.
3. "ÇMIMIN E PARË" për diasporën në konkursin e poezisë të zhvilluar në Tiranë, të organizuar nga shoqata "Jehona Shqiptare" me poezinë "Mos më thuaj lamtumirë" ku i jepet dhe titulli NDERI POETIK I DIASPORËS 2019
4. "ÇMIMIN SPECIAL" në KAMPIONATIN EUROPIAN TË POEZISË që mbahet në mars 2019 në Rumani.
5. "FASHON E NDERIT TË FESTIVALIT" në Marok në përvjetorin e Lidhjes së Përgjithshme të Shkrimtarëve dhe Poetëve marokenë.
6. "TITULLIN E NDERIT SI POET I PAQES" në prill 2019, nga Shoqata Botërore e Paqes me president Prof. Dr. Hassan Alshormanye.
7. "MIRËNJOHJE" në maj 2019,nga "THE ALBANIAN CULTURAL UNION IN ROMANIA" për kultivimin e poezisë shqipe në Itali dhe bashkëpunimin me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë.
8. "BY PRESIDENT CHAMBER WRITERS" zgjidhet në prill 2019 per meritat poetike, NE "WORLD UNION OF POETS OF KNT BARTOLAZZI" detyrë që e kreu për një vit.
9. "GUEST OF HONOR AT THE WORLD POETRY CHAMPIONSHIP" ("I FTUAR NDERI") në Kampionatin Botëror të Poezisë në shtator 2019 që mbahet në Rumani. Këtu vlerësohet dhe me "TITULLI I NDERIT" dhe kupën e revistës prestixhioze rumune "UNË DHE POEZIA" 10. FINALIST në Konkursin e madh "FEDERICIANO" në Rocca Imperiale të Italisë, në gusht 2019, ku morën pjesë rreth 2400 poetë nga vende të shumta të Botës. Këtu del finalist, vlerësohet me çertifikatën përkatëse dhe poezitë e tij recitohen para një publiku rreth 3000 dëgjues dhe përzgjidhen e botohen në vëllimin poetik "I DOLORI DEL CUORE" në Romë.
11. Në Konkursin "HABERE ARTEM", në Romë të Italisë, ku morën pjesë qindra poetë del finalist e vlerësohet me diplomën e rastit për nivel të lartë poetik.
12. Në konkursin "VERRÀ IL MATTINO E AVRÀ UN TUO VERSO" në Romë të Italisë, ku morën pjesë qindra poetë, vlerësohet me diplomën e nderit të poezisë.
13. Vlerësohet me "TITULL NDERI" në Kampionatin Europian të Poezisë në Rumani, mars 2020.
14. Vlerësohet me ÇMIMIN E TRETË në konkursin kombëtar të organizuar nga grupi web "Princ Muzaka" maj 2020.
15. Vlerësohet për nivel të lartë në poezitë e tij dhe futet në "ENCICLOPEDIA DEI POETI ITALIANI CONTEMPORANEI" 2020, në Romë të Italisë.
16. Në konkursin ndërkombëtar "VERBA VOLANT, SCRIPTA MANENT" në Modena të Italisë vlerësohet me çmimin e veçantë të "ECCELLENZA" (Të Përsosmërisë) 2020.
17. Vlerësohet me "TITULL NDERI ARTISTIK, LIDER KOMBËTAR SHQIPTAR NË FUSHAT E ARTIT, KULTURËS, PAQES DHE POLITIKËS PËR VITIN 2019" nga Shoqata "Jehona Shqiptare" në janar 2020
18. Në mars, 2020, ishte kryetar i jurisë së Festivalit Kombëtar të Poezisë për të rritur, të organizuar nga Shoqata "Jehona Shqiptare".
19. Në qershor, 2020, ishte kryetar i jurisë së Festivalit Kombëtar të Poezisë për të rinj, të organizuar nga Shoqata "Jehona Shqiptare.
20. FINALIST në konkursin e "GIORNATA MONDIALE E POEZISE" në Romë të Italisë, 2020, të organizuar nga Aletti Editore, ku vlerësohet dhe diplomën përkatëse.
21. Në janar 2020 i jepet titulli "LIDER NDERI ARTISRIK PER VITIN 2019" nga Jehona Shqiptare me kryetare z. Margarita xhepa.
22. I jepet titulli poetik kombëtar "Dritëro Agolli" për vitin 2020 nga "Jehona Shqiptare"
23. Fiton KUPËN në konkursin "Poetët Botëror dhe poezia e tyre" ("World poets and their poetry") në Kampionatin Europian të Poezisë , në Rumani, shtator 2021.
24. Zgjidhet Z/Kryetar i Festivalit Poetik kombëtar, edicioni 4, të organizuar nga "Jehona Shqiptare" në mars 2021
25. I jepet titulli NDERI ARTISTIK më 2021, nga "Jehona Shqiptare" për kontributin e dhënë në Festivalin kombëtar të poezisë edicioni 4, si Z/Kryetar i Festivalit. 26. Zgjidhet Kryetar i Festivalit të të rinjve në qershor 2021, në Tiranë.
27. Në dhjetor te 2022 vlerësohet me çertifikatë Nderi nga Grupi i madh web WORLD PICTORIAL AND ART FORUM, për përhapjen e dashurisë, të paqes dhe humanizmit në shoqëri me artin e tij poetik.
28. Merr pjesë në konkursin e organizuar nga shtëpia botuese KIMERIK, në Itali, më 2023 ku del finalist dhe poezia e biografia e tij letrare futen ne ENCIKLOPEDINË E POETËVE ITALIAN.
29. Merr pjesë dhe del finalist në konkursin "VERRÀ IL MATTINO E AVRÀ UN TUO VERSO" shkurt 2023, Itali.
30. Zgjidhet anëtar i komisionit të vlerësimit të poetëve pjesëmarrës në Festivalin poetik kombëtar që u mbajt në mars 2023, të organizuar nga "Jehona Shqiptare"
31. Fiton në konkursin Kimerik në Itali dhe futet në "ENCICLOPEDIA UNIVERSALE DEGLI AUTORI ITALIANI XII", 2024, Itali
32. Zgjidhet kryetar i komisionit dhe të ndarjes së çmimeve në konkursin poetik kombëtar në mars 2024, të organizuar nga "Jehona Shqiptare" nën drejtimin e zonjës Margarita Xhepa.
33. Vlerësohet me çertifikatën e "Mjeshtërisë së lartë" më 2024, në poezi nga grupi i madh web "World Pictorial Poetry and Art Forum" (Të poezisë piktoreske dhe forumit të artit) për pjesëmarrjen me poezitë e tij në anglisht në disa antologji të poezisë piktoreske.)
34. Del finalist në konkursin "Federiciano 2024" në Stromboli të Italisë dhe poezia e tij futet në antologjinë e konkursit. 3
5. Bëhet pjesëtar i lidhjes së poetëve të shtetit Massachusetts në SHBA, ku jeton dhe biografia e poezia e tij futen në antologjinë vjetore te poetëve të Massachusetts, 2024.
36. Merr pjesë në garën poetike për verën (Summer poetry) të organizuar nga poetët e Massachusetts dhe del një ndër fituesit, 2024.
37. He won the "INTERNATIONAL IMPACT BOOK AWARDS" award in the USA in August 2024 and was invited to the grand ceremony in Arizona in February 2025, where there were media from many countries around the world and many art contracting companies.
38. Participates in the competition "TRA UN FIORE COLTO E L'ALTRO DONATO" Italy, 2024 and his poetry is selected and included in the anthology of the same name as high quality poetry. He has received numerous certificates and diplomas from various web groups and associations. His poetry has been received with enthusiasm and thousands of his admirers from many countries of the world as well as well-known poets and literary critics at home and abroad have written the best words./ Alfapress.al

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëhu Shqipërinë
ideas



top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128