Arrestohet një nga sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it në veri
Ministri i Brendshëm në dorëheqje, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një nga të dyshuarit për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në protestat e 29 majit të vitit 2023 në Zveçan.
Xhelal Sveçla shkroi në rrjetet sociale se presin që drejtësia të veprojë pa asnjë kompromis ndaj tij.
“Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cenuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë”, ka shkruar Sveçla.
Sipas tij, Republika e Kosovës, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë “kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë”.
Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë u plagosën në fund të majit të vitit 2023, kur protestat e popullatës lokale serbe kundër kryetarëve shqiptarë të komunave u shndërruan në përleshje të dhunshme.
Për këto sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it ka pasur reagime nga institucionet vendore, NATO dhe nga bashkësia ndërkombëtare. Në Kosovë, janë arrestuar disa persona për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” dhe sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. /KosovaPress/
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
