Gjykatëses afgane të tmerruar nga talibanët i mohohet azili politik në Angli

2023-03-20 21:16:36 / KOSOVA ALFA PRESS

Gjykatëses afgane të tmerruar nga talibanët i mohohet azili

Ish-gjykatësja tha se ‘i dridheshin duart’ kur mori përgjigjen negative të aplikimit.

Një ish-gjykatëse në, të cilës iu refuzua aplikimi për azil në Britaninë e Madhe, thtoë se fundmi në një intervistë me rrjetin Independent se nuk ka dalë nga shtëpia prej gjashtë muajsh prej frikës për sigurinë e saj.

Duke folur nga një vendndodhje e paspecifikuar në Afganistan, Kadisa* tha se del vetëm në kopshtin e shtëpisë së saj natën nga frika e mos e shikojnë fqinjët.

46-vjeçarja që ka gjykuar çështjet e dhunës ndaj grave thotë se është e tmerruar se talibanët do ta gjejnë e do ta vrasin. Ajo dëshironte të vinte në Britani sipas kuadrit të ngritur për Asistencën dhe Rivendosjen e Afganëve, por aplikimi saj u refuzua.

Rrjeti britanik The Independent shkruan se ka raportuar dhe raste të tjera ku afganëve që kërkojnë të vijnë në Britani u është kërkuar nga emigracioni britanik që të aprovojnë dokumentacionin e tyre nga qeveria afgane, e cila komandohet nga talibanët që prej ardhjes në pushtet të grupit militant në gusht 2021.

Kadisa, e cila është detyruar të fshihet pas rënies së Kabulit, thotë: “Ndjehem e bllokuar, dal vetëm në kopsht natën, kam frikë nga hija ime. Nganjëherë shikoj dosjet dhe uniformën time dhe më vjen të qaj”.

Ajo shton se më herët talibanët kishin ardhur dhe pyetur fqinjët e saj se ku ndodhej: “Unë po fshihem nga kolegët e mi, nuk kam besim te askush”.

Një email nga ministria e mbrojtjes i parë nga rrjeti The Independent, thotë se Kadisa nuk plotëson kushtet e rivendosjes sipas skemës në fjalë, edhe pse ajo besonte se ishte e tillë pasi punonte si gjykatëse përkrah zyrtarëve të qeverisë britanike në Kabul.

The Independent zbulonte në shtator 2021 se më shumë se 200 gra gjykatëse në Afganistan, trembeshin për jetën e tyre prej punës së tyre.