Armed attack in Banjska, Kosovo, two of the Serb defendants sentenced to life imprisonment, 30 years in prison for the other

2026-04-24 15:20:42 / KOSOVA ALFA PRESS

Armed attack in Banjska, Kosovo, two of the Serb defendants sentenced to life

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me burgim të përjetshëm serbët Bllagoje Spasojeviç dhe Vlladimir Tolliç pasi u shpallën fajtorë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023. Ndërsa i pandehuri i tretë, Dushan Makismoviç është dënuar me 30 vjet burgim.

Në shpalljen e aktgjykimit, i pranishëm ishte vetëm Dushan Maksimoviq.

Kosova e ka karakterizuar sulmin si akt terrorizmi dhe e ka akuzuar Serbinë për përfshirje,  por Beogradi i ka hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve në Prishtinë.

Tre të akuzuarit janë pjesë e një grupi prej 45 individëve, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë rreth një vit pas sulmit në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë këtu Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe, i cili në aktakuzë cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

Gjykata vendosi ta veçonte procedurën penale ndaj Spasojeviqit, Tolliqit dhe Maksimoviqit, të cilët ndodhen në paraburgim nga shtatori i 2023-tës, kurse për 42 të tjerë refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për gjykim në mungesë.

Happening now...