Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet në Kosovë, Konjufca: Synojmë të formojmë qeveri me parti jo-serbe!
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon ta formojë Qeverinë e re me mbështetjen e partive jo-serbe.
“Siç e keni parë, Qeveria Kurti 2 u formua në bashkëpunim me minoritetet joserbe. Ky është qëllimi ynë, sepse ka pasur ndikim pozitiv në Kosovë, duke parandaluar Listën Serbe, që operon nën ndikimin e Beogradit, që të ketë pushtet vendimtar, siç kishte në qeveritë paraprake”, tha Konjufca për institutin dhe median online me seli në Itali, Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa.
Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit, dhe sipas rezultateve preliminare, ajo ka fituar 42.27 të votave apo 48 ulëse në Parlamentin me 120 vende.
Minoritetet joserbe kanë dhjetë vende të rezervuara në Kuvend. Nëse LVV-ja dhe partitë joserbe bëhen bashkë, do të kishin 58 ulëse – sërish më pak se 61 vota sa kërkohet për formimin e Qeverisë.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, po ashtu ka fituar një ulëse nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb, ndërkaq nëntë të tjera Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Por, edhe me mandatin e Rashiqit, LVV-së do t’i duheshin edhe dy deputetë që të mbështesnin një ekzekutiv të ri të partisë së kryeministrit Albin Kurti.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ka pak të ngjarë që LVV-ja të bashkëpunojë me partitë që aktualisht janë në opozitë.
“Nëse do të jetë e nevojshme ne do të takohemi si udhëheqës dhe të vendosim për hapat e ardhshëm, por sa u përket partive opozitare, ato kanë ndërmarrë një qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jofer, me akuza jofer dhe me goditje të ulëta”, shtoi Konjufca.
Subjektet opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit. Por, kreu i Nismës – parti që garoi në koalicion me AAK-në dhe disa parti të tjera – Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me partitë aktuale në opozitë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Tani, procesi ka kaluar te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që po trajton ankesat e partive dhe kandidatëve për deputetë. Pas përfundimit të trajtimit të ankesave, KQZ-së do t’i hapej rruga për certifikimin e rezultateve zgjedhore.
Pas certifikimit, sipas ligjeve, mund të formohen institucionet e reja të Kosovës./REL/
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
