Marrëveshje pa firma, Kuçi: Kosova pati presion, pasi Serbia refuzoi u ndryshua diplomacia për të shmangur...

2023-03-20 21:52:38 / KOSOVA ALFA PRESS

Marrëveshje pa firma, Kuçi: Kosova pati presion, pasi Serbia refuzoi

Takimi i realizuar në Ohër mes Prishtinës dhe Beogradit edhe pse u quajt si pozitiv nuk solli  nënshkrimin e marrëveshjeve mes tyre.

Profesori Gurakuç Kuçi në një intervistë për Ora News deklaroi se megjithëse nuk pati nënshkrim të marrëveshjeve, pati një dakordësim mes palëve.

Kuçi deklaroi megjithatë se pala e Kosovës ka patur një presion të vazhdueshëm për finalizimin e marrëveshjeve ndryshe nga Serbia që duket se ndryshoi dhe llojin e diplomacisë para takimit.

"Është dukur si një marrëveshje e pazakontë sepse asnjë nga palët nuk ka nënshkruar.

Marrëveshja ka disa pika që duhet të zbatohen pa marrë parasysh renditjen. Sot Lista Serbe ka kërkuar zbatimin e asosacionit përndryshe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e prillit. Pala serbe kërkon që neni i parë që duhet të zbatohet është krijimi i një asosacioni me kompetenca vetmenaxhuese për palën serbe.

Pala kosovare ka një presion të vazhdueshëm. Në fillim u tha se secila palë që nuk do të nënshkruajë marrëveshjen do të ndëshkohet ndërsa në fund kur Kosova tha se do ta nënshkruajë marrëveshjen dhe Serbia që s'do ta bënte atëhere u fut një diplomaci tjetër që nuk ishte interesi tek marrja e nënshkrimit por e marrëveshjes përfundimtare.

Lajçak filloi qysh para se të mbahej takimi ta zbuste gjuhën duke deklaruar se nuk do të kishte ndëshkime për Serbinë. Prandaj ën fund u gjet një model që e obligoi Serbinë për tu zbatuar, ndërsa pala e Kosovës ishte ajo që u shty me çdo kusht drejt marrëveshjes pa diçka të orekshme siç ka Serbia anëtarësimin në BE," tha ai.

 

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128