Lëvizja Studentore Kombëtare mbledh delegatët e parë, mbi 2 mijë studentë nga 34 universitete pjesë e saj

2026-11-21 10:02:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Lëvizja Studentore Kombëtare mbledh delegatët e parë, mbi 2

Lëvizja Studentore Kombëtare mbledh delegatët e parë, mbi 2 mijë studentë nga 34 universitete pjesë e saj

Lëvizja Studentore Kombëtare (LSK) do të zhvillojë sot, mbledhjen e parë të delegatëve të përkohshëm.

Sipas njoftimit të organizatorëve, LSK është një organizim i pavarur, demokratik dhe jopartiak, i krijuar nga vetë studentët, fakultet pas fakulteti.

Deri më tani, mbi 2 mijë studentë nga 34 universitete të Shqipërisë janë anëtarësuar në këtë lëvizje, ndërsa më shumë se 500 studentë kanë marrë pjesë në mbledhjet e njësive.

Organizatorët bëjnë me dije se 10 fakultete kanë zgjedhur delegatët e tyre të përkohshëm.

Në kuadër të mbledhjes, studentët do të mbajnë edhe një deklaratë për mediat, në orën 12:00, në oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës.

NJOFTIM

Nesër, të shtunën më 21 nëntor, zhvillohet mbledhja e parë e delegatëve të përkohshëm të Lëvizjes Studentore Kombëtare (LSK). 
Lëvizja Studentore Kombëtare është një organizim i pavarur, demokratik dhe jopartiak, i ndërtuar nga vetë studentët, fakultet pas fakulteti. Mbi 2000 studentë janë anëtarësuar tashmë nga 34 universitete të Shqipërisë. Mbi 500 studentë kanë marrë pjesë në mbledhjet e njësive, ku deri më tani 10 fakultete kanë zgjedhur delegatët e tyre te perkohshëm. 
Në saj të mbledhjes së delegatëve, studentët do të japin një deklaratë mediatike në orën 12:00, në oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Ju ftojmë të jeni të pranishëm.
Për pyetje të mëtejshme, ju lutem kontaktoni +355 69 632 3794

Po ndodh...