5 foto që të bëjnë të pyesësh: A ekzistojnë fantazmat?

Kur vjen puna te fantazmat asnjëherë nuk mund të flasim me siguri.
Dikush mund të na e ketë mbushur kokën plot e përplot me histori të frikshme, dikujt i ka ndodhur diçka e çuditshme dhe e ka fjetur mendjen që fantazmat ekzistojnë e ndërkohë ca të tjerë janë të sigurtë se asgjë nga këto s'është e vërtetë. Për ju të kategorisë së fundit kemi 5 foto të këndshme që mezi presim t’jua tregojmë.
Corroboree, Australi
Kjo foto e shkrepur në 1959- ën rriti aludimet se fantazmat mund të ekzistonin. Në foto nuk ka se si mos të të bjerë në sy prania e një gruaje me fustan të gjatë. Të paktën këtë shohin sytë tanë.

Hoteli Decebal, Rumani
Në vitin 2008 gjatë rikonstruktimit të hotelit në fjalë u bë kjo fotografi. Asokohe nisi të përflitej kudo se përgjatë godinës shëtiste shpirti i një gruaje. E shkrepur në 1919- ë n në foto shihet fantazma e një piloti të vdekur. Pasi pilotët e tjerë panë foton vunë re praninë e Jackson- it, i cili ishte vrarë dy ditë para se të bëhej fotoja.

Shpirti i një lordi
Fotoja është bërë në librarinë Combermere Abbey më 1891- in, tek e cila vihet re një burrë transparent i ulur në karrige. Ai është identifikuar si lord Combermere, funerali i të cilit ishte duke u zhviflluar disa milje larg vendit kur u bë asokohe fotografia.

Zonja Brown
Më 1936- ën, në Raynham Hall të Anglisë u shkrep një ndër fotot më të shumëpërfoluara rreth ekzistencës së fantazmave. Disa thanë se ishte thjesht një lojë dritash, e të tjerë e morën si gur prove se po, fantazmat ekzistojnë!

Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
