Bujqësia vertikale dhe inteligjenca artificiale/ Eksperimenti kinez po ndryshon të ardhmen e ushqimit

Bujqësia vertikale po merr formë në Kinë, ferma shumëkatëshe që prodhojnë ushqim dhe synojnë të zgjidhin sfidat e sigurisë ushqimore.
Në një botë ku popullsia e madhe dhe urbanizimi i shpejtë po ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi tokën bujqësore, Kina po eksperimenton me një model të ri prodhimi ushqimor: Bujqësin vertikale të kombinuar me Inteligjencën Artificiale.
Në qytete si Pekini, Shangai dhe Shenzheni struktura shumkatëshe të mbushura me bimë po zëvendësojnë gradulisht fushat tradicionale, duke shënuar një kthesë të rëndësishmë në mënyrën se si prodhohet ushqimi.
Këto ferma vertiikale funksionojnë në ambiente të mbyllura, ku drita artificiale LED, lagështia dhe temperature kontrollohen me saktësi, dhe vecanërisht përdorimi i inteligjencës Artificiale.
Algoritmet analizojnë në kohë reale te dhëna mbi rritjen e bimëve, cilësin e ujit dhe nevojat ushqyese, duke mbikqyrur cdo fazë të prodhimit.
Sensorët dhe kamerat inteligjente zbulojnë sëmundje apo stres të bimëve përpara se ato të përhapen, duke reduktuar humbjet dhe përdorimin e pesticideve.
Ekspertët Kinez dhe jo vetëm e shohin këtë teknologji si një zgjidhje strategjike për sigurinë ushqimore, ku sipas tyre prodhimi mund të zhvillohet gjatë gjithë vitit, pavarësisht kushteve klimatike, nje avantazh i madhe me ndyshimet klimatiek që po ndodhin.
Megjithatë sfidat mbeten, pasi kostot fillestare të ndërtimit dhe teknologjisë janë të larta. Konsumi I energjisë elektrike për ndricimin artificial mbetet një cështjë për tu shqyrtuar, por pavarësisht kësaj Kina po investon në energji të rinovueshme me synimin që këto ferma të bëhen ekonomokisht më të qëndrueshme.
Eksperimenti Kinez po ndiqet me interes edhe nga vende të tjera të botës si Gjermania, Franca dhe SHBA, të te cilat pohojne se e ardhmja e ushqimit nuk është vetëm në tokë por edhe në lartësi sidomos e udhëhequr nga teknologjia dhe invacioni.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
