The Crusades: The True Story of the War for the Holy Land - bota.al

2026-03-12 00:33:22 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS
The Crusades: The War for the Holy Land

In 1095, Pope Urban II issued a call that would change the history of Europe and the Middle East: to liberate Jerusalem. Within months, thousands of knights, nobles, and pilgrims set out for the Holy Land in what would become known as the Crusades .
But why did these religious wars begin? What role did the Byzantine Empire, Islam, and Christian pilgrimage play? To understand, we need to go back a few centuries in history.

The beginning of the Crusades, and the course they followed in the East, was influenced to some extent by historical events that occurred hundreds of years before Pope Urban II declared the First Crusade in 1095. Many questions arise about them .

For example: How did the Holy Land acquire a mystical aspect in the Christian imagination, and how were the Crusades connected to pilgrimage? Why were Western crusaders consistently hostile to their co-religionists in Byzantium (and vice versa)? How did religious and political differences among Muslims affect the crusaders?

To answer these questions, it is necessary to go back to the early centuries AD, and look at the development of the church in the context of the Roman Empire and the rise and consolidation of Islam. From the beginning of the 4th century AD, the Roman Empire was divided into two parts, the Western and the Eastern, each ruled by an emperor and his viceroy.

At that time, Roman citizens were largely pagan, although a significant number of Christians lived in various parts of the empire, as a minority that was persecuted from time to time. But the political and religious map of the empire changed with the rise to power of the Roman general Constantine as emperor of the Western Empire.

According to tradition, Constantine is said to have seen the cross in a dream before the battle against his rival Maxentius, who would bring him to power in 312. He interpreted it as a positive Christian symbol, and after the victory he achieved, he made the Christian faith the most favored in the empire.

The clergy no longer paid taxes. Sunday became a day of rest. The church was allowed to inherit property by law; and celibacy was no longer taxed. Constantine also built great churches, and in 330, six years after he had also become emperor of the Eastern Roman Empire, he transformed the old Greek settlement of Byzantium on the Bosphorus, at the crossroads of Europe and Asia, into his new capital, Constantinople.

Pra tani kishte dy kryeqytete të Perandorisë Romake: Roma në perëndim dhe Kostandinopoja – Roma e re – në lindje. Pas vdekjes së Kostandinit në vitin 337, gati të gjithë pasardhësit e tij perandorakë vazhduan të mbështesnin Kishën, dhe nga fundi i shekullit IV Perandori Teodos i nxori jashtë ligjit ritualet pagane, i shkatërroi tempujt paganë dhe ndëshkoi të krishterët heretikë. Që nga koha e Kostandinit e tutje, Jeruzalemi dhe vendet e tjera të shenjta të Palestinës u bënë gjithnjë e më tërheqëse për pelegrinët e krishterë. Ky fenomen u nxit jo pak nga e ëma e Konstandinit, Helena, një besimtare e krishterë e përkushtuar, e cila u nis në vitin 326 për në Tokën e Shenjtë kur ishte në fund të të 70-tave.

Sipas legjendës, gjatë gërmimeve të varrit të Jezusit në Jerusalem, ajo zbuloi Kryqin e Vërtetë, atë mbi të cilin ishte kryqëzuar. Një pjesë e kryqit u ruajt në Jerusalem, ndërsa pjesa tjetër u çua në Kostandinopojë. Nuk kaloi shumë kohë dhe qindra fragmente të kryqit nisën të qarkullonin rreth të ashtuquajturit Krishterim.

Në kohën e Kryqëzatave, një pjesë e Kryqit të Vërtetë në Jerusalem, u mor nga myslimanët në betejën e Hatinit në vitin 1187, dhe nuk iu kthye më kurrë të krishterëve. Konstandini dhe Helena filluan të zbatonin një plan të madh ndërtimesh në Palestinë.

Helena Jerusalem

Godina më e rëndësishme e asaj kohe ishte Kisha e Varrit të Shenjtë, e cila ngrihej në vendin ku sipas traditës, u ekzekutua dhe u varros Jezusi. Nëse Jeruzalemi ishte qendra e kozmosit të krishterë, atëherë Varri i Shenjtë ishte qendra shpirtërore e Jeruzalemit, vendi më i shenjtë i Krishterimit.

Mbretërit kryqtarë të Jeruzalemit, e zgjodhën atë si vendin e varrimit të tyre, ndonëse eshtrat e tyre u zhvarrosën dhe u larguan prej andej kur turqit e pushtuan Jerusalemin në vitin 1244. Kur pelegrinët dhe kryqtarët mbërritën për herë të parë në Jerusalem, Varri i Shenjtë u shkaktoi jo pak emocione. Vetë Kisha përbëhej fillimisht nga një kompleks ndërtesash, që përfshinin një strukturë me kubé të ngritur mbi varrin e Krishtit dhe një bazilikë të madhe, të gdhendur dhe të veshur me ar.

Në shekujt që pasuan Kisha u shkatërrua 2 herë dhe u rindërtua. Ndërkohë gjatë viteve 1140, kryqtarët e rikrijuan atë në mënyrë që elementët e ndryshëm të tij të bashkoheshin nën një çati.

Por nuk ishin vetëm përkujtimet e vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, ato që çuan shumë vizitorë në Tokën e Shenjtë. Një nga pelegrinët e parë perëndimorë që shkoi në Palestinë ishte pelegrini anonim i Bordosë në vitet 333-334.

Ky burrë (ose ndoshta grua) ndoqi të njëjtën rrugë të ushtrive të Kryqëzatës së Parë dhe ekspeditat e tjera pasuese, pra rrugën tokësore përmes Ballkanit deri në Konstandinopojë (Stambolli i sotëm) pastaj në jug përmes Anadollit (Turqia moderne) dhe Sirisë dhe deri në Jerusalem, një udhëtim prej rreth 5250 km.

Ai vizitoi gjithashtu dhe fshatin e Betanisë aty pranë, shtëpinë e Marisë dhe Martës dhe të vëllait të tyre Llazarit, të cilin Jezusi e ringjalli; rrënojat e qytetit të Xherikos; dhe Detin e Vdekur. Është e qartë se në kohën e pelegrinit të Bordosë, një numër vendesh në Palestinë, dhe jo vetëm në Jerusalem, konsideroheshin nga të krishterët si vende të shenjta.

Kjo ndjenjë e shenjtërisë u konsolidua më vonë nga Shën Jeronimi (342-420), që është ndoshta më i njohur për përkthimin e Biblës në tekstin latin të njohur si Vulgata. Nëpërmjet qëndrimit të tij shpirtëror, letrave dhe shkrimeve të tjera, Jeronimi ishte i rëndësishëm për zhvillimin e idesë së Tokës së Shenjtë si një destinacion pelegrinazhi (vetë u vendos dhe ikaloi vitet e fundit tëjetës në Betlehem), si dhe për traditën e krishterë të nderimit të relikteve.

Në një nga letrat e tij, drejtuar një vejushe romake të quajtur Marçela në emër të miqve të tij, Jeronimi thotë se një vizitë në Jerusalem, ishte mënyra më e mirë për të përfunduar edukimin shpirtëror të një të krishteri. Po ashtu,ai promovon idenë e një energjie shpirtërore që rrezaton nga Toka e Shenjtë, duke tërhequr në Jerusalem pelegrinë nga e gjithë perandoria, por edhe nga Galia, Britania, Armenia, Persia, India, Arabia, Egjipti dhe gjetkë.

Letra përfundon me një listë të vendeve në Palestinë, që në këtë kohë ishin në preferencat  e pelegrinëve, duke përfshirë Nazaretin; Kanën, ku Jezusi e ktheu ujin në verë gjatë një dasme; Nainin, ku ringjalli djalin e një vejushe; Kapernaumin në Galile; Malin Tabor, ku ai u shpërfytyrua nga një dritë hyjnore; dhe lumin Jordan.

Duke jetuar në një dhomë në Betlehem, Jeronimi jetoi aq gjatë sa të dëgjonte për plaçkitjen e Romës, Qytetit të Përjetshëm, në vitin 410 nga visigotët barbarë. Ishte një ngjarje, të cilën bashkëkohësit e kishin të vështirë ta kapërdinin. Po ashtu, ajo ngjarje ishte një pikë referimi e rëndësishme për rënien e zgjatur të Perandorisë Romake perëndimore.

Saint Jerome Jerusalem

Se pse ndodhi ajo ngjarje është ende e debatueshme sot. Por duket se qeveria e dobët, kriza ekonomike dhe morali i dobët i ushtrisë romake, luajtën që të gjitha rolin e tyre. Cilado qoftë arsyeja, fiset gjermanike si gotët, frankët dhe vandalët, depërtuan në territoret perandorake dhe në fillimin e viteve 500 kishin krijuar mbretëri të pavarura.

Megjithatë, këta të ashtuquajtur barbarë, disa prej tyre tashmë gjysmë të romanizuar dhe shumica të krishterë, ndonëse kryesisht të varietetit heretik Arian, nuk ishin krejtësisht shkatërrimtarë. Ata përvetësuan gradualisht dhe ruajtën disa nga zakonet dhe kultura e vjetër romake.

Dhe megjithëse qeveria qendrore në Itali nuk drejtohej më nga një perandor romak, kisha romake, nëpërmjet veprimeve të papëve të fuqishëm si Leoni I (461) dhe Gregori I (590–604), e ruajti udhëheqjen e saj shpirtërore në Perëndim.

Ndërsa Perandoria Romake Perëndimore kishte rënë në duart e pushtuesve gjermanikë, Perandoria Romake Lindore, me qendër në Kostandinopojë, mbijetoi dhe gradualisht u bë e njohur si Perandoria Bizantine, sipas emrit origjinal të kryeqytetit të saj.

Tashmë që Kostandinopoja ishte selia e perandorit të vetëm romak të mbetur në pushtet, prestigji i saj u rrit. Peshkopi i tij, i njohur si Patriark, u bë prelati i dytë më i rëndësishëm i Krishterimit pas Papës.

Gjatë shekullit VI, bizantinët ndërmorën një kundërsulm kundër barbarëve gjermanikë në perëndim, duke pushtuar Afrikën, Spanjën dhe Italinë veriore, me një farë suksesi. Por në lindje, gjatë shekullit që pasoi, atyre iu desh të përballeshin me një kundërshtar të ri që ishte shfaqur papritur në skenën politike, dhe që gjatë shekujve të ardhshëm, do të sillte edhe rrënimin e tyre.

Ngritja e Islamit ishte e papritur dheshumë e shpejtë. Feja u themelua nga Profeti Muhamed, një tregtar nga Meka, që përjetoi disa shpallje hyjnore, dhe pas vdekjes së tij në vitin 632, u përhap me shpejtësi nga Arabia.

Viktimat e para të ekspansionit mysliman ishin bizantinët dhe persët, dy fuqitë e mëdha rajonale, që ishin rraskapitur nga lufta kundër njëri-tjetrit, dhe nuk ishin në një gjendje optimale për të zmbrapsur kërcënimin e ri. E nxitur nga zelli dhe besim i tyre fetar, kalorësia e shpejtë dhe e disiplinuar myslimane arabe korri fitore pas fitoreje.

Ato hynë nga veriu në Palestinë, duke pushtuar Jerusalemin në vitin 638, dhe duke u sjellë me shumë vetëpërmbajtje, në kontrast me masakrën që kryen kryqtarët kur e rimorën qytetin e shenjtë në vitin1099, si dhe Sirinë dhe Anadollin lindor.

Në lindje ata pushtuan Iranin dhe në perëndim përparuan përgjatë bregut të Afrikës Veriore deri në atë që është sot Maroku. Nga atje, në vitin 711, një ushtri myslimane arabe dhe berbere pushtoi pjesën më të madhe të Spanjës. Në vitin 720 ata kapërcyen malet Pirenej, dhe po synonin të pushtonin Francën.

Vetëm një disfatë e madhe në vitin 732 në Poitje, përballë frankëve të drejtuar nga Karl Martel, e ndali përparimin e tyre të mëtejshëm. Në më pak se një shekull pas vdekjes së Muhamedit, Islami, i udhëhequr nga dinastia Umajade, u shtri nga kufijtë e Kinës në Lindje,deri në Oqeanin Atlantik në Perëndim.

Por me gjithë dominimin mysliman të Palestinës, pelegrinët e krishterë ishin në gjendje të vizitonin vendet e shenjta në Jerusalem dhe gjetkë pa shumë probleme deri në shekullin XI. Vizitorët në këto vende, kishin nevojë për një leje zyrtare dhe për një sasi të caktuar parash për t’ua dhënë si ryshfet burokratëve myslimanë lokalë.

Por në përgjithësi duket se të krishterët ishin në gjendje të lëviznin relativisht pa pengesa përreth zonës. Mbreti i madh i frankëve, Karli i Madh, i cili u bë Perandor i Shenjtë Romak në Perëndim në vitin 800, e përmirësoi udhëtimin e pelegrinëve drejt Jerusalemit, duke ndërtuar një bujtinë të madhe në qendër të qytetit.

Crusaders Jerusalem

Ai e bëri këtë pjesërisht për shkak të marrëdhënieve të mira diplomatike që kishte me kalifin abasid Harun Al-Rashid. (Në fakt, marrëdhëniet e përzemërta midis fisnikëve të krishterë dhe atyre myslimanë, do të shfaqeshin herë pas here gjatë periudhës së kryqëzatave. Dy shembuj të tillë janë miqësia midis Rikard Zemërluanit dhe kundërshtarit të tij, Saladinit, dhe raporti shumë i ngushtë midis perandorit Frederik II dhe Sulltan Al-Kamilit).

Megjithatë mirëkuptimi midis autoriteteve myslimane dhe pelegrinëve të krishterë, u prish në fillim të shekullit XI, gjatë regjimit të Hakimit, kalifit fatimid të Egjiptit, që urdhëroi befas shkatërrimin e Varrit të Shenjtë dhe persekutimin e të krishterëve. Situata u përmirësua pas vdekjes së Hakimit në vitin 1021, dhe në vitet që pasuan, grupe të mëdha pelegrinësh të krishterë vazhduan të shkonin drejt Palestinës.

Në vitin 1026, një grup prej 700 pelegrinësh, të subvencionuar nga Rikardi II, Duka i Normandisë, udhëtuan drejt Tokës së Shenjtë. Dhe në vitin 1065, më shumë se 12.000 pelegrinë gjermanë, shkuan atje nën udhëheqjen e Peshkopit të Bambergut.

Por problemet për pelegrinët e krishterë, lindën sërish pas ngritjes së turqve selxhukë. Në vitin 1070, selxhukët që ishin tashmë fuqia kryesore pas kalifatit abasid në Bagdad, pushtuan Jerusalemin duke e dëbuar dinastinë Fatimide të Egjiptit.

Më pas, vitin që pasoi ata shpartalluan ushtrinë bizantine në Manzikert të Armenisë, një fitore kjo vendimtare,  cila u dha mundësinë ta dominin Anadollin dhe reduktonin shumë shpejt territorin bizantin në një zonë të vogël përreth Konstandinopojës.

Kërcënimi selxhuk e shtyu perandorin bizantin, Aleks Komneni I, të dërgonte disa emisarë në Këshillin e Piaçenzës në marsin e vitit 1095, për të kërkuar ndihmë nga Papa Urbani II. Se çfarë thanë ata para Këshillit nuk është e sigurt. Por ndoshta përshkruan një tablo të zymtë të dominimit mysliman në perandorinë lindore.

Edhe pse Aleksi dhe Papa Urbani kishin marrëdhënie relativisht të mira, Kisha Katolike Romake dhe ajo Ortodokse Greke, ishin në një përplasje të ashpër që nga ndarja e madhe e vitit 1054. Konflikti ishte në fakt kulmim i dallimeve shekullore midis 2 kishave.

Papati që i ishte drejtuar fillimisht për mbështetje perandorëve bizantinë, kishte nisur të distancohej prej tyre që nga vitet 700, kur Papa Stefani II, i pasuar nga Papa Leoni III, nisi të kishte si mbrojtës politikë mbretërit e frankëve nga Perëndimi.

Po ashtu kishte mosmarrëveshje të ndryshme midis kishave mbi doktrinën dhe zakonet (për shembull, grekët agjëronin të shtunave, ndërsa latinët jo). Dhe pikëpamja e secilës prej Kishave ndaj tjetrës, mbështetej tek dallimet e përgjithshme kulturore midis perëndimit latin dhe lindjes greke, që do të shndërroheshin në paragjykime të forta.

Perëndimorët prireshin t’i përqeshnin bizantinët si të dobët, të dhënë pas femrave, manipulues dhe të pabesë, ndërsa për bizantinët, shumica e perëndimorëve ishin të pakulturuar, të çuditshëm, arrogantë dhe shumë agresivë.

Gjatë pjesës më të madhe të periudhës së kryqëzatave, paaftësia e tyre për t’u bashkuar në një kauzë të përbashkët, ishte vazhdimisht e dëmshme për fushatën e krishterë në lindjen latine, ose Outremer. Kur më në fund, në vitin 1204, Kryqëzata e Katërt u drejtua drejt Kostandinopojës dhe jo Tokës së Shenjtë, ajo solli kulmimin e antagonizmin kronik midis lindjes dhe perëndimit të krishterë.

Megjithatë, pavarësisht nga marrëdhëniet përgjithësisht të tensionuara midis dy kishave, Urbani iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Aleksit Komnenit, madje ai mund të ketë menduar t’u dërgonte ndihmë bizantinëve që 6 vitemë parë.

The Pope hoped that a delegation from the West could not only save the Byzantine Empire and the Holy Lands of Palestine, but could bring about a reunification of the churches under papal leadership. But what Alexius wanted was only a small group of mercenaries to help him repel the Seljuk armies from Anatolia. What he achieved was the creation of a large, barely manageable army, intent on saving the Holy Land from the infidels. / History Revealed – Bota.al

Frequently Asked Questions about the Crusades

What were the Crusades?
Religious wars organized by Christian Europe to gain control of the Holy Land.

When did the First Crusade begin?
In 1096, following the call of Pope Urban II in 1095.

Why was Jerusalem so important?
Because it was considered the holiest place for Christians.

Happening now...