PDK refuzon ofertën e Kurtit/ Bedri Hamza: Nuk pranojmë që UÇK të bëhet objekt transaksioni
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje në procesin politik, duke e bërë përgjegjëse për situatën aktuale në vend.
Ai tha se PDK-ja gjatë gjithë procesit ka qenë e gatshme të kontribuojë për një zgjidhje, duke theksuar se partia e tij ka vepruar me transparencë dhe përkushtim.
Hamza u shpreh se një praktikë e tillë është përsëritur edhe në procese të mëparshme zgjedhore dhe tha se shpreson që ajo të përfundojë.
“ Kjo që po i ndodh vendit është adresë e Vetëvendosjes. Nuk ka mundësi për marrëveshje duke dashur gjithçka për vete, nuk ka balancë mes pushteteve. PDK gjatë gjithë këtij procesi ka qenë transparente, e përkushtuar t’i japë vendit zgjidhje, pa probleme juridike dhe me ul seriozisht për mundësinë që vendi të ketë president. Ata kanë vepruar kështu në disa palë zgjedhjesh dhe uroj që kjo praktikë të përfundojë. Do shkojmë në zgjedhje me përplasje të ashpra, por nëse shkojmë në zgjedhje me programe të mira, konkurruese, ide të mira dhe kulturë demokratike. Kurti nuk mund të imponojë dhe nuk pranojmë që UÇK të bëhet objekt transaksioni.”
Po ndodh...
By Lindita Çela - The mirror where nothing is seen
ide
Faik Konica, Man-History and History-Man
Why doesn't Rama resign?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
