Denoncoi punësimet e familjarëve të politikanëve në KLSH, policia rrëmben dhe burgos Gent Prognin

2026-10-06 13:49:48 / POLITIKË ALFA PRESS
Denoncoi punësimet e familjarëve të politikanëve në

Aktivisti dhe eksperti i IT Gent Progni, është shoqëruar ditën e sotme nga Policia, vetëm një ditë pasi gjatë protestës së mbrëmshme bëri një sërë denoncimesh publike.

Sipas informacioneve paraprake, Progni është marrë nga banesa e tij dhe është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku ndodhet aktualisht.

Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar, Progni foli për një sërë çështjesh, mes tyre edhe pretendimet për punësime në Kontrollin e Lartë të Shtetit, duke përmendur emra konkretë dhe duke ngritur akuza ndaj drejtimit të institucionit.

Shoqërimi i tij vjen vetëm disa orë pas këtyre deklaratave publike. Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e marrjes së tij nga banesa dhe nëse ndaj Prognit është vendosur ndonjë masë konkrete.

 

Po ndodh...