Tragjedi në Itali: Bie nga skela e pallatit, ndërron jetë 59 vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një 59-vjeçari shqiptar në Itali.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 të ditës së djeshme, në rrugën Coletti, në zonën e Rivabellës. Viktima është Saim Myrtaj, 59 vjeç, me origjinë shqiptare, i cili punonte si murator.
Myrtaj ishte duke punuar në një pallat dykatësh, ku po kryheshin punime mirëmbajtjeje në pjesën e jashtme të ndërtesës, kryesisht në tarraca dhe në strukturën e çatisë.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, 59-vjeçari ndodhej në katin e dytë të skelës kur, për arsye që ende nuk janë përcaktuar, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga struktura.
Pas rënies prej disa metrash, ai përfundoi në tarracën e banesës në katin e parë.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat nisën procedurat e reanimimit. Pasi u stabilizua, 59-vjeçari u transportua me urgjencë me helikopter drejt spitalit Bufalini të Cesena-s, ku u shtrua në repartin e reanimacionit.
Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, plagët e marra rezultuan fatale. 59-vjeçari shqiptar nuk mundi të mbijetonte.
Në vendin e aksidentit mbërritën edhe zjarrfikësit, efektivët e Policisë së Shtetit dhe teknikët e Mjekësisë së Punës.
Tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit, për të përcaktuar shkaqet e rënies dhe për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë në vendin e punës.
Po ndodh...
By Lindita Çela - The mirror where nothing is seen
ide
Faik Konica, Man-History and History-Man
Why doesn't Rama resign?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
