Peleshi reagon për plagosjen e deputetit Hoti: Asnjë formë dhune nuk justifikohet

2026-11-29 22:16:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Peleshi reagon për plagosjen e deputetit Hoti: Asnjë formë dhune

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas plagosjes me plumb gome të deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, nga një efektiv policie gjatë protestës së kësaj të diele në Tiranë.

Peleshi i ka uruar shërim të shpejtë deputetit, ndërsa ka kërkuar një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe transparent për rrethanat e incidentit.

Reagimi i plotë:

“Me keqardhje dhe shqetësim mësova për lëndimin e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë. I uroj shërim të shpejtë dhe i shpreh solidaritetin tim të plotë, atij dhe familjes së tij.

Kërkoj nga organet kompetente një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe transparent për rrethanat e këtij incidenti dhe të çdo lëndimi tjetër të sotëm. Nëse ka pasur shkelje, përgjegjësia duhet vendosur sipas ligjit, kushdo qoftë ai që i ka kryer.

E drejta e protestës paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe duhet respektuar. Po ashtu, asnjë formë dhune nuk mund të justifikohet”, thotë Peleshi.

Po ndodh...