Studentët shkojnë te Spitali i Traumës: Do ta vijojmë protestën, përgjegjësi penale për efektivët që dhanë urdhra
2026-11-29 22:23:00 / AKTUALITET

Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku kanë folur për dhunën e ushtruar gjatë protestës së 28 Nëntorit.
Ata kanë kërkuar që përgjegjësia penale të mos kufizohet vetëm te efektivët që kanë ushtruar dhunë, por të përfshijë edhe ata që kanë dhënë urdhra.
“Nuk mund të themi se dhunën e ushtron vetëm një efektiv. Duhet të ketë përgjegjësi penale edhe për efektivët që japin urdhra.
Do ta vazhdojmë protestën dhe gjaku i derdhur nga ne më 28 Nëntor nuk do të harrohet. E vërteta nuk do të mbetet pa zë. Dhuna nuk mund të relativizohet”, u shprehën studentët. (A2 Televizion)
Po ndodh...
ide
Why does it always have to be "Lulzim Basha too"?
Nga Sidi Hasanaj
No one is above the Law!
Nga Eric Wendt
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


