Plagosja e Erjon Vishkullit në sy/ Dy prokurorë zbresin në terren: Sekuestrohet kartela e Spitalit të Traumës, i jepet urdhëri AMP-së për...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, ku mbeti i plagosur në sy edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli. Dy prokurorë kanë nisur hetimet me iniciativën e tyre, ndërsa dyshimet janë për veprime të paligjshme nga efektivë të Policisë së Shtetit gjatë protestave në kryeqytet.
Sipas gazetares Anila Hoxha, në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar, përfshirë edhe atë të Vishkullit.
Prokuroria pritet të dërgojë një letërporosi në Itali për të siguruar materialin që do të nxirret nga syri i 28-vjeçarit, me qëllim përcaktimin nëse bëhet fjalë për një plumb gome apo një objekt tjetër.
Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë Bankës së Shqipërisë dhe kartelën mjekësore të të riut në Spitalin e Traumës. Gjithashtu, përmes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, po kërkohet lista e efektivëve të FNSH-së që ishin të dislokuar pranë Bankës së Shqipërisë, selisë së PS-së dhe Ministrisë së Bujqësisë.
Ndërkohë, dy grupe të tjera prokurorësh po hetojnë rastet e dyshuara të tejkalimit të kompetencave nga policia gjatë protestave. Mes tyre janë plagosja e Ledion Ballës, i cili pësoi thyerje të këmbës, dhunimi i disa protestuesve dhe rasti i një të riu që u rrëzua në tokë nga një efektiv me skafandër.
Prokuroria ka kërkuar gjithashtu rregulloren që përcakton mënyrën e ndërhyrjes së policisë gjatë protestave, për të verifikuar nëse janë respektuar procedurat ligjore. Paralelisht, rreth 200 persona të arrestuar gjatë dy javëve të protestave janë paraqitur për masa sigurie. Ata po hetohen për vepra të ndryshme penale, mes tyre sulm ndaj institucioneve dhe dëmtim të pronës publike.
Po ndodh...
ide
Opposing power doesn't mean you know how to win it!
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
