I riu nga protesta: Rama po e trajton pushtetin si pronë personale, i trajton qytetarët si kriminelë

2026-10-26 19:59:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

I riu nga protesta: Rama po e trajton pushtetin si pronë personale, i

Një i ri, pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, duke e akuzuar se i trajton qytetarët që kanë dalë në shesh si kriminelë dhe agjentë të huaj.

Sipas tij, qëndrimi i kreut të qeverisë nuk ka ndryshuar, edhe në raport me protestat që zhvillohen në mënyrë paqësore.

Siç tha ai për News24, Rama pushtetin e tij e trajton si personal, jo në raport me qytetarët.

“Qëndrimi i kryeministrit është i njëjtë si në protestat paqësore. Ai pushtetin e tij e trajton si personal, jo në raport me qytetarët. Praktikisht, këta qytetarë që kanë dalë në shesh, edhe pse ka pasur raste dhune, i trajton si kriminelë, si agjentë të huaj, njësoj si në protestën paqësore që i cilësonte sorra, korba, iranianë”, u shpreh i riu.

Po ndodh...

ide