Afera e tunelit të Llogarasë/ Hetimi i ri nga SPAK, si e fitoi tenderin me firmën e Ballukut ish-kreu i ARRSH

Në kuadër të hetimit që po kryen ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e dokumentave të kompanisë “Hill International NV”.
Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, Hill Internacional N.V dhe kompania Net Group e Valter Begajt, kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë.
Prokurorët e Posaçëm kanë ngritur dyshime se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit dhe Valter Begaj. Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë. Berberi konsiderohej si krahu i djathtë i zv.kryeministren dhe Ministrës së Infrastrukturës Belinda Balluku.
Ndërkohë sa i përket tenderin për ndërtimin e Llogarasë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia pretendon se bëhet fjalë për një aferë korruptive që implikon Ballukun dhe Edi Ramën. Për atë që njihet si afera e tunelit të Llogarasë, Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal në SPAK.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
