Berisha sulmon ashpër Top Channel: Drejtohet nga një kumarxheshë, i përdor milionat e Ramës për t’u mashtruar ju!

2026-05-15 13:10:04 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha sulmon ashpër Top Channel: Drejtohet nga një kumarxheshë,

Gjatë konferencës për mediet mesditën e kësaj të premteje, kryetari i PD Sali Berisha, ka sulmuar ashpër televizionin kombëtar Top Chnannel dhe pronaren e tij, Vjollca Hoxha. Ai e quajti këtë të fundit kumarxheshë të papërmbajtur e cila përdor mili9nat e grabitura bashkë me Edi Ramën, për të mashtruar shqiptarët. Akuzat e rënda Berisha i bëri ndërkohë që komentonte daljen e ish-drejtueses së AKSHI Mirlinda Karçanaj në emisionin e Grida Dumës, mbrēmjen e kësaj tē enjteje.

Berisha: Top Channel, që drejtohet nga një kumarxheshë, i përdor milionat që grabit me Edi Ramën për t’u mashtruar ju

Ndaj dhe të dashur qytetarë dhe qytetare, edhe njëherë këtu u paralajmëroj se mafia e fjalës së lirë, në rastin konkret është fjala për Top Channel që drejtohet nga një kumarxheshë e papërmbajtur, që milionat që grabit nga ju me Edi Ramën dhe ministrat, i përdor për t’u mashtruar.

I përdor për t’u mashtruar ju.

Ndaj dhe lutja ime për çdo qytetar, hidhni poshtë me përçmim mashtrimet e tyre.

Bëni transparencë me mediat sociale se po tejkalohet çdo lloj kufiri.

U mashtron Edi Rama, tani del në media dëshmitari i Edi Ramës për të vërtetuar mashtrimet e Edi Ramës pasi mediat vërtetuan se Edi Rama mashtroi.

Po të bëhet një kontroll faktesh pasi publikoi SPAK të dhënat e veta, dola se Edi Rama kishte mashtruar në çdo fjali.

Dhe tani për të mbuluar mashtrimet e tij, del kreu i organizatës kriminale, se kjo është një Lubi bis, i vetmi ndryshim është se nuk është në ekstazë siç ishte Lubia në tunel.

 

Happening now...