Plas hapur
Një "kthesë" të paritur ka marë "armiqësia" mes PD dhe PD që pas paktit të mesnatës së të mërkurës që u vulos nga një telefonatë e të deleguarëve të Ramës dhe Berishës, Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi. Pas gjetjes së gjuhës së përbashkët lidhur me rezolutën për integrimin e Shqipërisë në BE, socialistët dhe demokratët duket se po shkojnë drejt një marrëveshje edhe sa i takon rregullores se re për bashkëjetesën në Kuvend.
Në mbledhje e Këshillit për Rregullore dhe Mandatet, përfaqësuesit e dy forcave kryesore kanë arritur në dakordësi për shumicën e propozimeve të njëra-tjetrës. Por pavarësisht uljes së gjakrave, sërish ka divergjenca formale mes tyre, ku nuk kanë arritur dakordësi për numrin e anëtarëve në Sekretariatin e Etikës, kohën në dispozicion të deputetëve në seancë dhe për raportimin e institucioneve të pavarura.
Mbetet gjithashtu pa marrëveshje edhe çështja e zhvillimit të seancave plenare pas orës 22:00. Por ajo që bie në sy është se palët nuk kanë thënë fjalën e fundit për këto çështje, por do të vijojnë diskutimet gjatë javës së ardhshme për të dalë me një draft të përbashkët. Kjo stinë dashurie duket se më shumë se me Integrimin dhe Rregulloren e Kuvendit, ka të bëjë me marrëveshje të fshehta të dy forcave politike për të mbajtur nën kontroll sistemin zgjedhor me reformën që po bëjnë si dhe ndarjen e re Teritoriale ku po bashkëpunojnë ngushtë. Por finalja e këtij Pakti mbijetese, Rama-Berisha, pritet të jetë kalimi me konsensus i ligjeve për "reformimin" e Drejtësisë së re dhe posaçërisht, tentativa e vënies nën kontroll e SPAK dhe GJKKO, (Nëse lejohen nga SHBA&BE), dy institucione këto ku hallet e Ramës dhe Berishës janë aq të mëdha sa ju rrezikojnë jo vetëm vazhdimësinë politike, por edhe fatin penal dhe pasuror./Alfapress.al
Happening now...
Molotov cocktail on Saturday, shopping on Thursday!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128